Vasili: Presidenti Begaj behet pjesë aktive e rrëmbimit te Gjykates Kushtetuese!

Vasili: Presidenti Begaj behet pjesë aktive e rrëmbimit te Gjykates Kushtetuese!

17:20, 30/01/2025

Në një reagim në Facebook, deputeti i Partisë së Lirisë, Petit Vasili, ka kritikuar ashpër kërkesën e Presidentit të Republikës për hapjen e vakancës për Gjyqtaren Kushtetuese, Sonila Bejtja. Ai e ka cilësuar këtë veprim si një tentativë për të shkatërruar pavarësinë e Gjykatës Kushtetuese dhe për të angazhuar Presidentin në rrëmbimin e saj.

Vasili thekson se mandati i Bejtjes, i cili zgjat deri nĂ« vitin 2028, Ă«shtĂ« i plotĂ« dhe tĂ« njĂ«jtin e ka konfirmuar KĂ«shilli i EmĂ«rimeve nĂ« DrejtĂ«si nĂ« vitin 2019. Sipas tij, kĂ«rkesa pĂ«r hapjen e vakancĂ«s Ă«shtĂ« e papranueshme dhe e paligjshme. Deputeti kĂ«rkon qĂ« Presidenti tĂ« tĂ«rhiqet menjĂ«herĂ« nga kjo kĂ«rkesĂ« dhe tĂ« mbrojĂ« institucionet e shtetit nga çdo tentativĂ« pĂ«r t’i dĂ«mtuar ato. Vasili e akuzon Presidentin se po kompromenton rĂ«ndĂ« institucionin qĂ« ai pĂ«rfaqĂ«son, duke vepruar kundĂ«r KushtetutĂ«s dhe ligjit. 

Postimi i plotë:

Presidenti behet pjesë aktive e rrëmbimit te Gjykates Kushtetuese!
Presidenti i Republikës ben kerkese per hapjen e vakances per Gjyqtaren kushtetuese Sonila Bejtja duke deklaruar kesisoj hapur rreshtimin ne nje krah me rrembyesit e Gjykates  Kushtetuese.
Mandati i Bejtjes mbaron ne vitin 2028 sepse ajo zevendesoi Gjyqtarin Besnik Muçi, qe mori nje mandat te plote me dekret te Presidentit Meta.
Keshilli i Emerimeve ne Drejtesi ne vitin 2019 konfirmon ne menyre asgjesuese kete fakt, me dokumentin e shpalljes se rezultateve dhe pikeve pas shqyrtimit te kandidateve, qe konkuruan per kete MANDAT TË PLOTË!
Presidenti duhet te terhiqet menjehere nga kjo kerkese antiligjore dhe te mos kompromentoje me tej dhe me rende institucionin, qe perfaqson dhe qe ka detyre te zbatoje Kushtetuten dhe ligjin dhe te mos i sherbeje rrembimit dhe asgjesimit te Gjykates Kushtetuese.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Më të lexuarat
Denonco