I pangopur me fjalime: Rama edhe në ceremoninë mortore të Janullatos 'sprovon' durimin e besimtarëve, Mitsotakis flet 6', ai 20'

I pangopur me fjalime: Rama edhe në ceremoninë mortore të Janullatos 'sprovon' durimin e besimtarëve, Mitsotakis flet 6', ai 20'

13:13, 30/01/2025

Nëse keni parë Ramën të mbajë fjalime nga 2-3 orë në Asamble të PS, apo mbledhje kryesie, pa llogaritur dërdëllitje shumëorëshe në konferenca për mediat, sot ai ka sporvuar edhe durimin e qindra besimtarëve dhe personaliteteve të ardhur për nderimet e fundit për kryepeshkopin e Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë.

Ndërsa kryeministri grek Mitsotakis ka konsumuar vetëm 12 minuta kohë për fajlimin e përmortshëm, përfshirë edhe përkthimin, pra thuajse gjysmën e kësaj kohë, 6 minuta, Edi Rama ka folur 19-të minuta, pra, tre herë më shumë se miku.

Video më porshtë fjalimi i Ramës:

Gjatë fjalës së tij të stërgjatë, Rama nuk la pas edhe komentet politike kur tha se Anastasi u paragjykua vetëm se ishte grek, ndërsa vlerësoi se në 33 vitet e drejtimit të Kishës Ortodokse prej tij e ktheu atë në një Kishë të lirë dhe në fuksion të pajtimit e paqes.

Ekzistenca e kësaj Kishe me frymën që për 33 vite i dha bariu i saj Anastasi i Shqipërisë edhe mirëfilli sot një një aset konstitutiv i vetë pavarësisë, integriteti dhe sovranitetit të Shqipërisë, një Kishë e lirë, në një shtet të lirë. Sa prekëse është në koherencën stoike të jetës së tij baritore dhe gjithëaq shpartalluese për të gjithë paragjykuesit dhe dyshuesit e tij prania e këtij trupi pajetë të rilindësit të Kishës Autoqefale të Shqipërisë, pohimi i tij botërisht pak kohë më parë në një intervistë të dhënë për shtypin grek e cila tingëllon më shqip se shqipja e kujtdo që e ka paragjykuar vetëm e vetëm se ishte grek Kryepeshkopin shqiptar i cili tha se, “pasuesi im do të jetë shqiptar”.

Fjala e Mitsotakis:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco