Ish kryebashkiaku demokrat i Shkodrës, Bardh Spahia shprehet se insyitucionet e drejtësisë nuk duhet të prisnin nisjen e një procesi zgjehdor për të hetuar krimin elektoral, porse është një porces sipas tij, që duhet monitoruar herë pas herë.
I ftuar në emisionin ‘Kafe Shqeto’ në Syri Tv, Spahia tha se opozita prej kohësh ka denoncuar me fakte e prova, zë e figurë, krimet elektorale dhe tjetërsimin e votës nga mazhoranca në pushtet, apo bashkëounimin e Policisë së Shtetit me krimin e organizuar.
Shembuj të tillë, Spahia solii me rastin e qyteteve të Elbasanit, Dibrës, Shkodrës dhe Durrësit, teksa te ky i fundit ishin bandat kriminale që bënin renditjen e deputetëve në listat e sigurta të PS.
Institucionet e drejtësisë duhet të kenë oreintimin i tyre drejt ligjit dhe zbatimit të tij. Ligji flet qartë për krimet zgjedhore, pse starton që tani impenjimi i institucioneve të drejtësisë ‘në luftën ndaj krimit elektoral’, duke pasur parasysh që opozuita të presë të shohë çfarë do bëjë. Opozita e ka bërë përmes denoncimeve me zë e figurë. Kemi një libër dhe eksperiencë të hidhur me modelin e zgjedhjeve të Ramës dhe të zgjedhurve të tij. Edhe zgjedhjet e 2013 që siguruan rotacioni politik paqësor pa kontenstim politik, meritë e PD. Kur ka vullnet politik për vullnetin e qytetarëve, realizohen zgjedhje të lira e të ndershme.
Ka nisur shkatërrimi i procesit zgjedhor, përmes përfshirjes së individëve të inkriminuar që më 2013, ka qenë sigurimi i votës me para të pista. Duke vijuar me një process të tmereshmën që ka inkriminuar shoqërinë, kanabizimi i vendit dhe trafiku i drogës. Pasurimi i drejtuesve më të lartë të shtetit, është përdorur gjithashtu për tjetërsimin e votës.
Është faktuar përfshirja në zgjedhje e Policisë së Shtetit me krimin e organizuar, përdorimi i administratës publike që ndikon në mënyrë decisive në tjetërsimin e rezultatit zgjedhor, për të vijuar më pas me skenat e përfshirjes dhe thyerjes së rregullave të fushatës nga Rama, që premton kompneismin për pensionistrët, që ndalohet gjatë procesit zgjedhor.
Apo me përfshirjen e mbushjen e shtabeve elektorale të mazhorancës me eksponentë të krimit, që me përgjimet e dosjes metamorfoza. Faktet i kemi ulëritëse te dosjet e Dibrës, Durrësit, Elbasanit, Shkodrës, dhe simbolika e të gjithave, është ajo që doli në pah në dosjen e Durrësit ku krimi vendoste renditjen e deputetëve të mazhorancës. Apo goditjen e bandave rivale në Elbasan në fuknsion të votave etj.
© SYRI.net