Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar në lidhje me situatën skandaloze të shkaktuar nga reshjet e shiut në Durrës, dhe mungesën e reagimit nga ana e institucioneve të shtetit, i cili duket se është inekzistent.
Në postimin e tij në Facebook, Berisha ka publikuar një video nga zona e ‘Kënetës’, ku uji ka hyrë në oborret dhe banesat e qytetarëve.
‘Në Durrës përmbytje! Në Kënetë situatë skandaloze. Asnjë ndihmë!’, shkruan Berisha.
Postimi i plotë:
Më posht lexoni denoncimin dhe shihni videon e drejtuesit të Qarkut Durrës, Z. Oerd Bylykbashi.
Uji ka hyrë nëpër shtëpi. Në dy shtëpi nga ato që hymë, njera kishte motrën e madhe në moshë, të semurë mendore e në një tjetër kishte fëmijën paraplegjik dhe ishin bllokuar. Askush nuk kishte kaluar për ti parë.
© SYRI.net