Vijojnë problematikat nga qyteti i Durrësit, si pasojë e përmbytjeve të shkaktuara nga reshjet e së mërkurës. Së fundmi, raportohet se në katin e parë të burgut kanë shpërthyer ujërat e zeza.
Ky institucion ndodhet në zonën e ish-kënetës, ndërsa të burgosurit kanë ngritur alarmin se kjo situatë mund të bëhet rrezik për përhapjen e sëmundjeve infektive.
Durrësi ishte një nga qytetet ku u krijuan më shumë problematika si pasojë e motit të keq. Shumë rrugë kryesore u përmbytën duke vështirësuar qarkullimin e mjeteve dhe kalimtarëve. Gjithashtu si pasojë e reshjeve u përmbytën disa banesa dhe sipërfaqe bujqësore.
Zona më problematike mbetet ish-Këneta, aty ku çdo vit përmbyten dhjetëra banesa.
© SYRI.net
‘Diaspora është me ju 100%’, shqiptaro-kanadezi: Zgjidhja për Shqipërinë është në këtë protestë - SHORTS