Plani për të luftuar krimet zgjedhore, Blushi: SPAK është partia aleate e rilindjes më 11 maj

15:58, 29/01/2025

I ftuar në emisionin e mesditës në Syri tv ka qenë Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi. Në Studio me moderatorin Arnold Kariqi ai ka komentuar situatën aktuale politike dhe atë në sistemin e drejtësisë pasi SPAK deklaroi se do te luftonte krimin zgjedhor.

Tedi Blushi: Është një përpjekje për ti vënë kapakun të gjithë krimeve zgjedhore që Edi Rama ka kryer në këto 12 vitet e fundit  që është në pushtet. Sepse për sa kohë që kjo strukturë (SPAK), heton liderët e opozitës, deri ne tre apo katër breza dhe mbyll me kapka krimet e shëmtuara zgjedhore për të cilat edhe ish krahu i djathtë i Edi Ramës, Arben Ahmetaj, foli qartë dhe që ka rrëzuar zgjedhjet ne të paktën 4 qarqe të vendit, nuk do të thotë asgjë tjetër veçse të inkurajosh, bandat dhe krimin që sërish në zgjedhjet e 11 majit të jenë në krah të Edi Ramës me shpresën se këto krime do të amnstohen në zgjedhjet e afërta parlamentare. Nuk ka asnjë shpresë nga një strukturë e cila tanimë është pozicionuar  si aleate e rilindjes. Pra SPAK do të jete partia aleate e rilindjes më 11 maj. Dhe përpjekja për të ngritur këto grupe, kur ligji e përcakton qartë se si dënohet kush vjedh votën...

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco