I ftuar në intervistën e ditës në SYRI TV, gazetari Elkier Bushkolaj foli mbi startegjinë e lançuar nga SPAK për krimet zgjedhore, ku u shpreh se ngritja e nje 'task force' nuk është një risi pasi është lajmëruar më herët nga Altin Dumani.
Bushkolaj cilësoi se Dumani i pyetur mbi dosjet kryesore që prekin të gjithë qeverinë aktuale tha se nuk kishte dijeni për to, mbetet për tu parë se si do mund të udhëheqë këtë 'task force' e cila do të luftojë krimin zgjedhor.
‘Strategjia më e mirë për krimet zgjedhore është ndëshkimi i krimeve zgjedhore që kanë ndodhur në dosjen e Dibrës, zgjedhjet e Durrësit, zgjedhjet e 2021 ku ka 55 kallëzime nga opozita për krime zgjedhore.’-u shpreh gazetari
Elkier Bushkolaj:
Lajmi për ngritjen e 'task forcës' nuk është risi është njoftuar në parlament nga Dumani, është njoftuar edhe kur është thirrur në seanca për t'iu përgjigjur pyetjeve. Nga mbledhja e fundit ai u pyet nga Noka a keni dijeni për fatin e dosjes 184 dhe dosjes 339 dhe Dumani u shpreh se nuk kishte asnjë dijeni për fatin e tyre.
Ky njeri që nuk ka asnjë dijeni se si u katandisën ato dosje do të jetë kreu i kësaj 'task force'. I rikujtoj Dumanit se në ato dosje përmendej ‘babloku’ që i referoheshin Edi Ramës, aty është Damian Gjiknuri i cili është sekretarë për çështjen zgjedhore në PS, harton dhe ideon çështjet zgjedhore. Kemi Ulsi Manjën që sot është Ministër Drejtësie...
Zoti Dumani i lind detyra të ketë rezultate konkrete në raport me krimet zgjedhore pasi aty grupet kriminale flasin pasi kanë diktuar dikë në listën e firmosur nga Rama. Duhet të kemi parasyshë se depupetetët që nuk janë më në listën e dëputetëve të Durrësit i sollën PS rreth 24 mijë në qarkun e Durrës. Dhe Arben Ahmetaj në intervistë u shpreh qartë që SKY ECC i rrëzoj 4 qarqe elektorale.
Strategjia më e mirë për krimet zgjedhore është ndëshkimi i krimeve zgjedhore që kanë ndodhur në dosjen e Dibrës, zgjedhjet e Durrës, zgjedhjes e 2021 ku ka 55 kallëzime nga opozita për krime zgjedhore. Në zgjedhjet e 2023 grupet kriminale që dolën në dosje ishin drejtues të shtabeve elektorale të partisë në pushtet. Takimet e diasporës kanë qenë një krim i hapur elektoral i konsumuar nga kryeministri se si me taksat e shtetit i kërkohet vota njerëzve që i kanë detyruar të largohen.
© SYRI.net
‘Diaspora është me ju 100%’, shqiptaro-kanadezi: Zgjidhja për Shqipërinë është në këtë protestë - SHORTS