SYRI TV/ Vjen pas 2 muajsh marrëveshja Rama-Meloni, mbërrijnë në Shëngjin 49 emigrantë

15:51, 28/01/2025

49 emigrantë kanë mbërritur mëngjesin e kësaj të marte në Shëngjin për të qëndruar në kampin e Gjadër. Pas dy muajsh ndërprerje në janar ka rinisur transporti i emigrantëve që janë nga Bangladeshi, Egjipti, Bregu i Fildishtë dhe Gambia.  Ndërkohë që në Itali vijon beteja gjyqësore për marrëveshjen Rama Meloni, e cila dy muaj më parë rrëzoi dekretin për ardhjen e emigrantëve në Shqipëri

Syri tv

Pas dy muajsh ndalese, ka mbërritur mëngjesin e kësaj të marte anija ushtarake "Cassiopea" në Shëngjin, duke sjellë në Shqipëri 49 emigrantë që kishin zbarkuan në Itali ditët e fundit.

Emigrantët nga Bangladeshi, Egjipti, Bregu i Fildishtë dhe Gambia  i janë  nënshtruar procedurave të përshpejtuara kufitare të parashikuara për ata që vijnë nga vende të sigurta dhe që nuk kanë dorëzuar dokumentet e identitetit. Kjo është herë e tretë që në portin e Shëngjinit mbërrijnë emigrantë, të cilët do të trajtohen në kampin e Gjadrit. Dy transfertat e para dështuan për shkak të vendimeve të dhëna nga drejtësia italiane e cila i ka kthyer sërish mbrapa emigrantët që mbërritën në Shqipëri muaj më parë.  Mediat italiane raportuan pak ditë më parë se patrulluesi i marinës ushtarake italiane ndodhej në ujërat pranë Lampeduzës. Mediat italiane raportojnë gjithashtu se 53 emigrantë të tjerë kanë dorëzuar pasaportat në mënyrë që të shmangnin transferimin në Shqipëri. Më herët kryeministrja Giorga Meloni, deklaroi me vendosmëri se në janar do të rifillojnë operacionet me azilkërkuesit drejt Shëngjinit dhe Gjadrit, duke theksuar se modeli Italo-shqiptar do të funksionojë. Ashtu siç u paralajmërua, afër fundit të muajit ka rinisur transferimi i emigrantëve.

Kujtojmë se qeveria italiane po përballet me një betejë ligjore duke bllokuar zbatimin  e marrëveshjes, e madje duke kthyer emigrantët e parë të mbërritur në Shqipëri.

Dy gjykata në Itali vendosën dy muaj më parë të kundërshtojnë dekretin e qeverisë italiane lidhur me emigrantët, me anë të cilit u riklasifikuan vendet nga vijnë azilkërkuesit. Disa herë nuk u lejua nga gjykatat për të sjellë emigrantë në Shëngjin dhe Gjadër. Deri sa Gjykata europiane e drejtësisë i dha të drejtë Melonit, që sipas marrëveshjes secili shtet duhet të ketë një listë të personalizuar të vendeve të sigurta dhe të pasigurta.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco