Ermes Hoxhalli, djali nga Korça që u prezantua si ‘mbesa e Edi Ramës’ dhe ngriti gjithë ministrinë e Arsimit në këmbë dhe gjimnazet e Tiranës është dënuar me 1 vit e 4 muaj burg.
Përtej ngjarjes, ky rast tregon më së miri se si funksionon shteti i Edi Ramës, ku një ministri e tërë, por qoftë edhe një gjimnaz i kryeqytetit janë të bindur se të përballesh me një familjar të kryeministrit duhet t’i kryesh punë pa marrë parasysh nëse kërkesa është e ligjshme apo jo, madje pa marrë as mundinim të vesh në diskutim identitetin dhe të bësh verifikimet përkatëse, por të nisësh menjëherë punë për t’i mbaruar punë familjarti të kryeministrit.
Tipike sjellje e një vendi që drejtohet nga një autocrat, ku mbi ligjin dhe të drejtën qëndrojnë familja e autokratit, në këtë rast familja e Edi Ramës.
Gjykata e Tiranës ka shpallur vendimin e dënimit me dy vite burg për të riun Ermes Hoxhalli, i cili premtonte bursa studimi falas dhe udhëtime në Shtetet e Bashkuara duke mashtruar zyrtarë të ministrisë së Arsimit nëpërmjet falsifikimit.
Hoxhalli u dënua për falsifikim dokumentash dhe falsifikim kompjuterik, teksa përfitoi zbritjen e 1/3 së dënimit për shkak të gjykimit të shktuar, dhe përfundimisht do të vuajë 1 vit e 4 muaj burg.
I riu krijoi një identitet të rremë si Klea Rama, dhe prezantohej si mbesa e kryeministrit Edi Rama, duke u prezantuar si një diplomate të lartë e Ambasadës. Ai pretendonte se ishte udhëheqës i një projekti për të rinjtë dhe 19 certifikata pjesëmarrjeje për nxënës dhe të paktën një mësues të shkollës së Mesme “Ali Demi”, Vlorë.
“Nëpërmjet identitetit të krijuar si Klea Rama, pretendoi se ishte iniciator i projektit “Let’s talk together aboutUS’24” që mbulon Shqipërinë dhe ka për qëllim informimin e studenteve shqiptarë rreth studimeve në Shtetet e Bashkuara, për t’i aktivizuar ata në këto projekte dhe mbështetur disa me shuma financiare nëse kalojnë vlerësimet në kolegje Amerikane”, tha organi hetues.
Dokumentet e falsifikuara si certifikatat, vulat, firmat, logot, foto dhe videot e këqyrura dhe të sekuestruara nga Prokuroria Tiranë gjatë hetimeve mbi këtë procedim penal, iu gjetën shtetasit Ermes Hoxhalli në laptopin e tij dhe aparatët celularë.
Po aty u gjet edhe adresa e e-mailit klearama25@gmail.com me të cilën komunikonte me zyrtarë të Ministrisë së Arsimit.
I riu akuzohet për “Falsifikim kompjuterik” dhe “Falsifikimi i dokumentave”. Ky personazh arriti të depërtonte në Ministrinë e Arsimit, teksa ishin shërbimet e Ambasadës Amerikane që ngritën alarmin.
© SYRI.net
‘Diaspora është me ju 100%’, shqiptaro-kanadezi: Zgjidhja për Shqipërinë është në këtë protestë - SHORTS