‘Ne mundim, ata thyhen’/ Mustafaj: Propaganda e qeverisë ka bërë që qytetarët të mos pyesin më për asnjë gjë

19:33, 24/01/2025

I ftuar në SYRI TV me Armela Ferkon, drejtuesi i Departamentit ‘Brain Gain’ në PD, Andi Mustafaj, foli për takimin e sotmë me liderin e opozitës, Sali Berisha në selinë blu, me temë ‘Ne mundim, ata thyhen’.

Sipas Mustafaj, departamentin ‘Brain Gain’, synon që t’u japë demokratëve, anëtarëve të opozitës, dashamirësve dhe qytetarëve të thjeshtë, mjetet që ata të kundërshtojnë dhe të kuptojnë forcën e propagandës që bëhet ndaj tyre.

‘Ky është një manual anti-propagande, për çdo temë janë 10 tema, për të cilat qytetarët shqiptarë ndoshta as nuk e kanë vënë re, se kanë depërtuar kaq thellë në mendjet e tyre, saqë nuk e vendosin më në diskutim. Si me thënë ‘toka është e rrumbullakët’, shto dhe ‘mos e ktheni politike’, për ta është e barabartë, pra propaganda e qeverisë në tema të caktuara, ka bërë që qytetarët të mos pyesin më për asnjë gjë dhe ta marin si të mirëqënë’, u shpreh Mustafaj.

Mustafaj: Ne synojmë që t’u japim demokratëve, anëtarëve të opozitës, dashamirësve dhe qytetarëve të thjeshtë, mjetet që ata të kundërshtojnë dhe të kuptojnë forcën e propagandës që bëhet ndaj tyre. Ky është një manual anti-propagande, për çdo temë janë 10 tema, për të cilat qytetarët shqiptarë ndoshta as nuk e kanë vënë re, se kanë depërtuar kaq thellë në mendjet e tyre, saqë nuk e vendosin më në diskutim. Si me thënë ‘toka është e rrumbullakët’, shto dhe ‘mos e ktheni politike’, për ta është e barabartë, pra propaganda e qeverisë në tema të caktuara, ka bërë që qytetarët të mos pyesin më asnjë gjë dhe ta marin si të mirëqënë.

Ne duhet që ta luftojmë këtë gjë. Ne si departament ‘Brain Gain’ kemi pasur si synim që të pasurojmë veprimtarinë e PD.

Ne si ‘Brain Gain’ duhet të pasurojmë. Edhe në mënyrë absolute, pesha e fjalëve, beteja e ideve, forca e propagandës janë tema që nuk janë luftuar si duhet. Nuk janë luftuar sepse kapitali politik është i vështirë për tu arritur dhe kjo është në nderin e të gjithë anëtarëve që pranojnë ta bëjnë një gjë të tillë. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco