Kryetari i Partisë Republikane në Shqipëri, Fatmir Mediu, ka zhvilluar takime të rëndësishme në ShBA me senatorët republikanë, si dhe anëtar të Komisionit të Jashtëm dhe Komisionit të Inteligjencës në Senat.
‘Biseduam për problemet me manipulimin e zgjedhjeve nga qeveria në Shqipëri, lidhjet me krimin e organizuar dhe korrupsionin. Përdorimin e drejtësisë në kundërshtim me ligjet dhe kushtetutën kundër opozitës’, shkruan Mediu në rrjetet sociale.
Postimi i plotë:
Kënaqësi të takohesha me Senatorin John Cornyn anëtar i Komisionit të Jashtëm dhe Komisionit të Inteligjencës në Senat, por dhe anëtar i OSCE PA, me të cilin biseduam për angazhimin e tij në Forumin e Sigurisë që bashkëorganizoj në Kongres në 5 shkurt me temë”Veprimet keqdashëse të Kinës, Rusisë dhe Iranit”
🔹Po ashtu biseduam për problemet me manipulimin e zgjedhjeve na qeveria në Shqipëri, lidhjet me krimin e organizuar dhe korrupsionin. Përdoeimin e drejtësisë në kundërshtim me ligjet dhe kushtetutën kundër opozitës.
🔹Më tej për elementë të forumit të Sugurisë biseduam me Phol Breuder Këshilltarin për sigurinë të Senatorit Cornyn, me Paul J Bonicelli, Këshilltarin për Sigurinë të Senatorit Rick Scott, me interesin për organizimin e këtij forumi vitin tjetër në Senatin e SHBA.
🔹Kënaqësi të takoja gjatë inagurimit mikun e vjetër Senatorin James Lankford bashkë me bashkëshorten e tij Cindy. Senatori Lankford është nënkryetari i konferencës së Senatorëve Rrpublikan dhe anëtar i Komitetit të Inteligjencës.
© SYRI.net
‘Diaspora është me ju 100%’, shqiptaro-kanadezi: Zgjidhja për Shqipërinë është në këtë protestë - SHORTS