SYRI TV/ 10 milionë euro kriptovaluta, SPAK sekuestron pasuritë e Franc e Hajdar Çopja

19:19, 22/01/2025

Prokuroria e Posaçme ka sekuestruar këtë të mërkurë një sërë pasurish të luajtshme dhe të paluajtshme të dy vëllezërve nga Elbasani, Franc dhe Hajdar Çopja.

Në një lajmërim për mediat SPAK thotë se ka sekuestruar mbi 10 milionë euro pasuri të dy vëllezerve e fshehur në kriptovaluta dhe në sërë pasurish të paluajtshme në vendin tonë. Sekuestrimi dhe evidentimi i pasurisë në kriptovaluta thotë SPAK është bërë në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë. Vëllezërit Çopja dyshohen si një nga organizat më të fuqishme për shitjen e narkotikëve por dhe për një sërë ngjarjesh kriminale në vendin tonë.

10 milionë euro kriptovaluta dhe disa pasuri të paluajtshme janë sekuestruar nga Prokuroria Posaçme në kuadër të hetimit për Franc dhe Hajdar Çopja. Dy vëllezërit Çopja dyshohet se janë drejtues të një organizate kriminale e cila merret me trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike dhe bazën e tyre e kanë në qytetin e Elbasanit. Gjithashtu ata dyshohen se kanë porositur disa vrasje dhe ngjarje të tjera kriminale në vendin tonë. Sipas SPAK, sekuestrimi i kriptovalutave është bërë në bashkëpunim me EUROPOL dhe me policitë e Belgjikës, Holandës dhe Spanjës. Ndërkohë që evidentimi i tyre është bërë nëpërmjet kompanisë së njohur ‘stablecoin’ si dhe një exchange të njohur në rang botëror.

Hetimi për vëllezërit Çopja nisi në 1 korrik të 2024, pas transkriptimit të bisesave në aplikacionin SKY. Këto biseda konfirmonin përfshirjen e Hajdar dhe Franc Çopja në trafikun e lëndëve narkotike dhe që një pjesë të parave i pastronin në Shqipëri kryesisht në fushën e ndërtimit. Gjithashtu nga këto biseda rezultoi se ato kishin porositur një sërë ngjarjesh kriminale midis të cilave dhe ajo e vrasjes së Erion Alibej .

Franc Çopja u arrestua para disa kohësh në Dubai dhe u ekstradua në Belgjikë për llogari të autoriteteve belge. Në maj të 2024 u arrestua në Dubai dhe Hajdar Çopja por deri më tani për të nuk ka një vendim për ekstradimin e tij në Shqipëri apo ndonjë shtet tjetër.    

PASURITË E SEKUESTRUARA

2 (dy) llogari bankare në emër të hetuarit M. M., me vlerë totale 105,206.65 Euro. 

2 (dy) llogari bankare në emër të hetuarit B. L., me vlerë totale 27,212.57 Euro.

Në kuadër po të këtij procedimi, siç kemi njoftuar më parë, u sekuestrua një shumë e madhe parash cash, në valuta të ndryshme dhe lekë në një vlerë totale mbi 1 000 000 (një milionë) Euro. 

Truall dhe ndërtesë (Vilë), me sipërfaqe trualli 464.5 m2 dhe ndërtesë me sipërfaqe: kati nëntokë 120.3 m2, kati përdhes 91.4 m2, kati i parë 96.9 m2, verandë 18.3 m2, në kompleksin “M. D.”, Farkë, Tiranë, në pronësi të shtetasit E. R.;

Truall dhe ndërtesë (Vilë), me sipërfaqe trualli 468 m2 dhe ndërtesë me sipërfaqe; kati nëntokë 120.3 m2, kati përdhes 91.4 m2, kati i parë 96.9 m2, verandë 18.3 m2, në kompleksin “M. D.”, Farkë, Tiranë, në pronësi të shtetasit B. P.;

Truall dhe ndërtesë (Vilë), me sipërfaqe; kati nëntokë 78.5 m2, kati përdhes 89.9 m2, kati i parë 94.1 m2, kompleksi “M. D.”, Farkë, Tiranë, në pronësi të shtetasit K. M.;

Pasuria e paluajtshme e emërtuar “Hotel D……”, me sipërfaqe totale 340 m2, nga e cila, 233.30 m2 ndërtesë, në rrugën: “Lek Dukagjini”, Tiranë, në pronësi të shtetasit A L.;

Tokë arë, në Vile-Ballaj, Kavajë, me pronar A. L.;

Njësi, godinë shërbimi 1 kat me sipërfaqe; kati përdhes 120.5 m2, shtesë kati 120.5 m 2, me vendodhje në Tiranë;

Njësi, godinë shërbimi 1 kat, sipërfaqe; kati përdhes 120.5 m2, shtesë kati 120.5 m 2, me vendodhje në Tiranë;

Truall me vendodhje në Elbasan, me pronar A. L. etj;

Tokë arë me sipërfaqe 1300 m2, në Qeparo, Vlorë, në emër të shtetasve M. H. dhe G. P;

Tokë kullotë, me sipërfaqe 28970 m2, në Qeparo, Vlorë, në emër të shtetases M. H.;

4 garazhe me vendodhje në kompleksin “M. D.”, Farkë Tiranë, në emër të shtetases M. H.;

Apartament, me vendndodhje në Golem Kavajë, me pronar shtetasen M. H.;

Dupleks D1, kati përdhes 75.6 m2, kati i parë 79.5 m2, Tiranë, në emër të shtetases M.  H, me vendndodhje në Tiranë;

Operatori ekonomik “E B.” SH.P.K, me ortak dhe administrator të vetëm shtetasin A.O., si dhe llogaritë bankare të “E.B.” SH.P.K;

Bar “D……..”, Elbasan me sipërfaqe; 210 m2,  në pronësi të “E.B.” SH.P.K;

Njësi me sipërfaqe 345 m2, në pronësi të “E.B.” SH.P.K;

Truall me sipërfaqe 9017 m2 dhe ndërtesë 252 m2, (godina e selisë së shoqërisë E.B.), në Bradashesh, Elbasan, në pronësi të “E.B.” SH.P.K;

Truall me sipërfaqe 1600 m2 dhe ndërtesë (restorant F.) me sipërfaqe 380 m2, në Bradashesh, Elbasan, në pronësi të “E.B.” SH.P.K;

Ish “Vila Gjuta”, me përbërje tre njësi banimi dhe sipërfaqe trualli, me vendodhje “Rruga e Elbasanit”, Tiranë;

Vila A7, kati nëntokë 125.5 m2, kati përdhes 99.2m2, kati i parë 109.5 m2, verande 22.4 m2, në pronësi të “E.B.” SH.P.K;

Apartament, i cili ndodhet në “Rrugën e Elbasanit”, me pronar shtetasin nën hetim D.D. dhe shtetasen E. B.;

Pasuri truall me vendodhje në Farkë, Tiranë Zona kadastrale nr.1604, volumi 14, faqe 24, me pronar D.D.. Adresa: Tiranë, Farkë e Madhe;

Pasuri truall në Farkë, Tiranë, Zona kadastrale nr.1604, volumi 14, faqe 25, indeksi i hartës 44-D, me numër pasurie 865/15, me pronar shtetasin D. D.;

Tokë arë me vendodhje në Elbasan, me pronar E. H.;

Tokë arë, në Zonën nr. 2346, volumi 3, faqe 171, indeksi i hartës K-34-101 162-C, me numër pasurie 420/9, me pronar E.H.;

Tokë arë, në Zonën nr. 2346, volumi 3, faqe 19, me numër pasurie 420/7, me pronar E. H.;

Tokë arë, në Zonën kadastrale nr. 2346, volumi 2, faqe 16, indeksi i hartës K-34-101-(162-C), me numër 420/6, me pronar E. H.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco