‘Duam drejtësi’/ Babai i Martinit: Djali i vogël nuk e di ende që vëllai ka ndërruar jetë! Merr fotot dhe…

‘Duam drejtësi’/ Babai i Martinit: Djali i vogël nuk e di ende që vëllai ka ndërruar jetë! Merr fotot dhe…

12:34, 20/01/2025

Babai i Martin Canit, 14-vjeçari që u vra pranë shkollës “Fan Noli”, në një lidhje skype në emisionin “Me Zemër të Hapur” në News24 ka deklaruar se kërkon drejtësi për të birin.

Ai ka zbuluar gjithashtu se djali i vogël, Henri nuk e di ende se vëllai i ka ndërruar jetë.

 “Jemi në një gjendje të rënduar psikologjike. Nusja është mbyllur në vetvete dhe kemi nevojë për ndihmën e një psikologu.
Vëllai të Martinit , Henri akoma nuk është në dijeni të ngjarjes sepse gjendja e tij shëndetësore mund të përkeqësohet.

Është më tragjike akoma situata me djalin e vogël. Henri merr fotografitë e Martinit, por nuk e di ende që vëllai i ka ndërruar jetë.
Nëse do t’i tregojmë të vërtetën kemi frikë se do të kthehet pas progresi i djalit, dhe kjo na vret shumë.

Kërkojmë drejtësi, që institucionet të bëjnë punën. Zinxhir nis që nga dera e shkollës.

Ndihma e parë duhej t’i jepej në QSUT jo të çohej te Trauma”, tha ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco