SYRI TV
Afrimi i zgjedhjeve ka bërë që qeveria të shpërndajë qindra milionë euro për klientët e saj. Sipas të dhënave të Open Data Albania, në 10 ditët e para të muajit janar, qeveria ka shpërndarë 501 milion dollarë për kompanitë private, të cilat kanë marrë tendera apo koncensione nga shteti. Të dhënat tregojnë se shuma e shpërndarë për klientët e qeverisë, është 150 milionë euro më shumë në raport me një vit më parë.
Qeveria duket se do të përdorë çdo mjet për të ndikuar votën e qytetarëve në zgjedhjet e 11 majit. Katër muaj larg mbajtjes së zgjedhjeve, në vetëm dhjetë ditët e para të janarit, thesari i shtetit ka disbursuar kundrejt klientëve buxhetore një shumë prej 47.1 miliardë lekë apo rreth 501 milion dollarë. Kjo shënon 15 miliard lekë më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë.
Pagesat janë të të gjitha kategorive, për kontrata PPP koncesionare, për investime, për Teknologji informacioni etj. Nuk mungojnë as transaksione për likuidim TVSH. Ndër pagesat për investimet publike mbajnë peshë pagesat për Unazën e Madhe (e jashtme e Tiranës), rruga për Porto Romano, rruga drejt aeroportit jo funksional të Kukësit, rruga Berat-Ballaban, apo ajo Elbasan Qafë-Thanë etj.
Autoriteti Rrugor Shqiptar është institucioni buxhetor me më shume transaksione thesari të realizuara në këto data, konkretisht janë 203 transaksione me vlerë 14.35 miliard lekë. Të dhënat janë bërë publike nga organizata AIS, e cila paralajmëron se si zotëruese e databazës Spending Data Albania, do të vijojë të bëjë hapje të të dhënave gjatë gjithë muajve të periudhës zgjedhore, duke mundësuar Monitorim të Bazuar në Evidenca për Shpenzimet Publik gjatë Zgjedhjeve.
Pagesat e majme për klientët e qeverisë, vijnë në një kohë që shteti ka mbyllur rubinetin për shtresat në nevojë, si pensionistët apo familjet që trajtohen me ndihmë ekonomike.
© SYRI.net
‘Diaspora është me ju 100%’, shqiptaro-kanadezi: Zgjidhja për Shqipërinë është në këtë protestë - SHORTS