Kryetarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja thotë se Gjykata Kushtetuese i kishte të gjitha mundësitë për të bashkuar në një dosje shqyrtimi, kur kërkesa dhe objekti janë të njëjta.
E ftuar në eduicionin e orës 19.00 në Syri Tv me moderatore Armela Ferko, Kalaja tha se Kushtetuesja doli me një vendim pa vendim, mbi kërkesën e kreytetari të PD, për dhënien e autorizimit.
Sipas Kalasë, pavarëisht kërksave të vazhdueshme për përjashtimin e gjyqtares Marsidaq Xhaferllari si pjesë e trupës gjykuese në seancë plenare, kjo gjë nuk u mor parasysh nga kjo e fundit, edhe pse ishte hapur një konflikt i pastër interesi, për shkak të bashkëjetesës së saj me ish-deputetin e PD, Enkelejd Alibeaj, i cili çuditërisht rezulon të ketë dhënë votën ‘pro’ në Komisionin e Mandateve për heqjen e imunitetit të Berishës.
Për Kalanë i gjithë presioni që po ushtrohet përmes gjykatave nuk po bëhet ndaj kryedemokratit Sali Berisha, më shumë se sa vetë opozitësh shqiptare, kur pak muaj na ndajnë nga zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
Kushtetuesja ka një praktikë të konsoliduar, kur jemi para faktit të kërkuesve të njëjtë dhe objekt të njëjtë, kanë mundësi për baskimin e dosjes. E njëjta mund të kishte ndodhur edhe në seancën e Berishës, për dy masat për detyrim paraqitje e blloklim pasaporte, Kushtetuesja dha vendim pa vendim. Kërkesa e Berishës ishte e qartë, nëse dhënia e autorizimit për heqjen e imunitetit jepej nga Kuvendi apo SPAK?!
Ne morëm informacion më të zgjaruar se dhe në pikën ku ishim, Strasburgu e kishin zbardhur çështjen, sidomos, është bërë një gafë shumë e rëndë. Për ne interes kishte ose jo autorizimi. Veçse ëhstë një vendim me shumë përplasje dhe problematik, për vendimin në nëntor që u pasua me vendimin e GJKKO për heqejn e masave. Ky vendim, është parqitur në mënyrë të saktë, nuk arsyeton asnjë konflikt interes të gjyqtares me 3 mbiemra.
Përveç faktit që jemi në konflikt të pastër interesi, Marsida Xhaferllai që dihet bashkëjtesa me Alibeajn, merr pjesë në çështje, ishte shprehur pro, për autorizimin për vënien në arrest shtëpie të Berishës.
Një ditë para seancën në Kushtetuese, në dhjetor në një situatë të paprecedentë që situata shtyhet, për arsye objektive. Fakti që u dha një vendim i paprecedentë më 3 dhjetor, më lindën dyshime të arsyeshme që ky apostulat s’ishtë gjë tjetër, përvçse një urdhër politik për t’i hapur rrugë vendimit që u mor më 3 janar, dhe vetëm zbardhjen e atij vendimi të lexojmë, jemi para disa absurditeteve ligjore, por edhe në tejkalim të personalitetit të gjyqtarit që vetëm politikë s’duhet të bëjë me qëndrimin e tij.
I kam kërkuar Kushtetueses arsyen objektive, kush e caktoi dt 27 dhjetor, gjykata apo Berisha? Në momentin e caktimit të datës, e dinë ngarkesën. Ata bien vetë brenda. S’bëhet fjalë për një shtetas, por për liderin e opozitës dhe na jep të drejtë që është sulm politik. Përgjigja e dhënë me datë 15 janar, na konfirmon që s’mund të shtyhet një seancë gjyqësore, pa arsye të qënësishme. Të thuhet sot se ka ngarkesë, ndërsa ata vetë e kanë caktuar datën, është legjitimimi i akuzave tona që relatorit të çështjes ju tha, shtyje seancën për t’i hapur rrugë… Nëse Kushtetuesja do merrte vendim më dt. 27 dhjetor, data 3 ishte e pavlefshme. Edhe vetë gjyqtari i Apelit të GJKKO, riktheu masën e pakërkuar dhe bëri detyrën e një gjyqtari të hetimeve praraprake.
Interpretimi politik që i bën gjyqtari për arsyetimin e kësaj mase sigurimi, tregon qartë urdhrin politik për shtyrjen e kësaj seance plenare. Nga ana tjetër e gjithë kjo bëhet për ta mbajtur në presion jo Berishën, por opozitën shqiptare. Jemi në prag zgjedhjesh. Nëse nesër Kushtetuesja rrëzopn kërkesën e Berishës, i hapet rrugë Gjykatës së Lartë, me shkelje ligjore siç ka bërë, që të kërkojë zëvendësimin e masës ose rikthimin e Berishës në ‘arrest shtëpie’.
Pjsë e trupës gjykuese nesër është Marsida Xhaerllari, ne si PD, nuk na intereson se më kë dashurohet e bashkëjeton Marsida Xhaferllari, ne na intereson konflikti i interesit. A mundet dot Xhaferllari të marrë pjesë në një çështje kur bashëkjetuesi i saj e ka dhënë mendimin e tij në komisionin e mandateve.
Një trupë antkishtetuese, deputetët 1/5, veç presidentit nuk kërkojnë legjitimim në GJK. Çfarë kanë kërkuar deputetët e PD? Kanë kërkuar interpretimin e ligjit që lidhet me kufizimin e lirisë së një deputeti. 8 gjyqtarë përfshirë dhe Xhaferllarin kanë vendosur të mos legjitimojnë kërkesën e 1/5 së deputetëve. Është e parecedentë. Ka votuar pro bashkëjetuesit.
© SYRI.net
‘Diaspora është me ju 100%’, shqiptaro-kanadezi: Zgjidhja për Shqipërinë është në këtë protestë - SHORTS