Apeli lë në burg vëllain e deputetit të Ramës, nën hetim nga SPAK

Apeli lë në burg vëllain e deputetit të Ramës, nën hetim nga SPAK

15:49, 15/01/2025

Armando Ndreca i vëllai i deputetit të PS Eduard Ndreca do të vijojë të qëndrojë në burg. Apeli i GJKKO-së nuk ka pranuar kërkesën e tij i cili rezulton të jetë i përfshirë në dosjen “Revanshi”.

Ndrecës iu vendosën prangat pasi doli në komunikime në lidhje me kultivimin e drogës. Një muaj para ndalimit të tij nga SPAK Armando Ndreca u arrestua nga policia e Lezhës në lidhje me një serë tek e cila kultivohej kanabis sativa. Por pas dy ditëve në qeli gjykata e liroi nga burgu.

Pas lirimit të tij më një vendim të SPAK atij iu vendosën prangat. Ndaj tij SPAK ka ngritur akuzën e prodhimit dhe shitjes së narkotikëve në kuadër të grupit kriminal.

Në dosjen ku bën pjesë Armando Ndreca me urdhër ndalimi është edhe ish deputeti Arben Ndoka dhe nipi i tij Samuel Ndoka, vëllezërit Avdyli etj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco