E ftuar në emisionin e mëngjesit ‘Kafe Shqeto’ me Flavio Qarri, Kryetarja e degës nr.9 Tiranë, avokatja, Eda Grimci e cila foli mbi votën e diasporës dhe ndikimit që do të ketë në zgjedhjet e 11 majit ku u shpreh se këto zgjedhje padyshim do jetë PD që do ti fitojë sepse diaspora nuk e do Ramën dhe do të votojë kundër politikave të tij.
Grimci gjithashtu cilësoi se Rama erdhi në pushtet me idenë e qartë të shpopullimit të vendi dhe blerja e votës së diasporës është e pamundur dhe kjo i doli jashtë llogarive të tij.
'Emigrantët nuk ja falin Ramës, ai nuk e ka të sigurt votën e diasporës, si po tenton ta ketë në Shqipëri si pasojë e kërcënimeve apo tentativave për të blerë votën nga qytetarët por nuk do të ja dalë këtë herë.'-është shprehur avokatja
Eda Grimci:
Do të filloj nga fakti që këto zgjedhje do ti fitojë PD dhe do të sjellë shpresën dhe besimin, rikthimin e emigrantëve për të jetuar në Shqipëri. Pse them këtë dhe pse them që është jetike vota e emigrantëve.
Mos të harrojmë që Rama erdhi në pushtet me dhunë me vjedhje dhe me arrogancë, ai burgosi njerëz për 30 mijë lek debi energjie elemtrike, largoi brenda 2 viteve 22 mijë punonjës të administratës, erdhi me poklitika që masakroi shqiptarët. Kjo bëri që të kishte një eksod dhe largim masiv të qytetarëve. Këta njerëz nuk ja falin Edi Rmës, ai i detyroi të iknin.
Rama pranoi që emigrantët të votojnë sepse i kishte bërë llogaritë gabim, pasi tani në terren nuk po i dalin pasi i shohim në terren në takimet që po bëjnë, si në Athinë ku kishte punonjës të administratës dhe gjoja e do diaspora. Diaspora nuk e do Ramës, diaspora do të votojë kundër Ramës dhe do të votoj për ta larguar.
Nuk ka rëndësi se kush është alternativa apo programi, sepse emigracioni nuk pret një program,programi është për politika qeverisje t ëbrnedshme që ka dhe politika për emigrantët dhe lehtësimin e tyre.
Por emigrantët nuk ja falin Ramës, Rama erdhi me program shpopullimi. Kjo që ndodhi në vend ishte axhendë e mirëorganizuar dhe kjo u bë që të largoheshin ata që nuk ishin të Ramës, se ata u goditën të parët dhe të krijoheshin mundësi të reja për investitorë strategjikë për vjedhjet e tij.
Rama po e kupton situatën dhe nuk e ka të sigurt votën e diasporës sic e ka në vend sepse këtu po i blen dhe kërcënon qytetarët me anë të patronazhistëve.
© SYRI.net
‘Diaspora është me ju 100%’, shqiptaro-kanadezi: Zgjidhja për Shqipërinë është në këtë protestë - SHORTS