SYRI TV/ Detaje nga ekzekutimi i Kristian Markut, merren në pyetje nga policia 10 persona

19:11, 14/01/2025

Targat e mjetit të autorëve të përdorur nga autorët e vrasjes së Kristian Markut të hënën janë vjedhur në qytetin e Vlorës. Pas hetimeve ka rezultuar se ato ishin vjedhur në makinën e një efektivi policie, pak ditë para ngjarjes.

Ndërkohë 30-vjeçari Kristian Marku është nisur nga Tirana drejt Vlorës dhe ka qenë i vetëm në makinë. Deri më tani janë shoqëruar 10 persona të cilët janë marrë në pyetje midis tyre dhe familjarë të 30 vjeçarit. Ndërkohë pista kryesore ku po hetohet është ajo e hakmarrjes për shkak të ngjarjeve në Mirditë

Të paktën 10 persona janë shoqëruar dhe marrë në pyetje nga Policia e Vlorës për atentatin ku mbeti i vrarë Kristian Marku. Ata janë kryesisht persona që kanë qënë në vendin e ngjarjes, personi që lajmëroi policinë mbi makinën dhe trupin dhe drejtuesit e mjeteve të përfshirë në aksident. Ndërsa 4 persona nga Rrësheni janë shoqëruar në polici. Ata janë kryesisht familjarë të viktimës të cilët janë pyetur rreth të shkuarës së tij dhe gjithashtu rreth ngjarjeve në Rrëshen dhe konflikteve që kanë patur. Nuk raportohet të kenë dhënë ndonjë detaj që mund të ndihmojë policinë në zbardhjen e ngjarjes në fjalë, por pista e vetem që po heton policia është ajo e hakmarrjes për shkak të ngjarjeve të ndodhur në qytetin e Rrëshenit. 11 gëzhoja të kalibrit 9 mm janë gjetur ne vendngjarje, ndërsa tre plumba ne trupin e viktimës. Policia dyshon se janë të paktën 2 autorë, ku njëri ka qenë drejtuesi i mjetit, ndërkohë që makina e tyre është gjetur e djegur rreth 200 metra më poshtë vendit ku ndodhi ekzekutimi. Burime bëjnë me dije se drejt viktimës është qëlluar nga autorët me breshëri kallashkinovi përreth 1 kilometër. Autorët, të cilët i kanë zënë në pritë i janë afruar makinës së 30-vjeçarit duke qëlluar nga krahu i pasagjerit.

Nga hetimet, policia ka zbuluar se viktima Kristian Marku ka qënë në Tiranë para se të nisej për në Vlorë. Ai ka lëvizur i vetëm me automjetin e tij për në qytetin bregdetar. Mësohet se 30 vjeçari ka vjehrrin në qytetin e Vlorës por ende nuk dihet se kë po shkonte për të takuar.

Ndërkohë targat e automjet rezultojnë të vjedhura disa ditë më parë po në qytetin e Vlorës. Targat i përkasin makinës të një oficeri policie. Për makinën që është përdorur nga autorët e krimit ende po hetohet ku është vjedhur.

Kristian Marku ishte person me precedent të mëparshëm penal në fushën e krimeve kundër personit, pasi dyshohet se kishte tentuar të vriste me armë zjarri në vitin 2023, Saimir Reçin, nipin e Kastriot Reçit nga Rrësheni. Kristian Marku ishte gjithashtu nipi i Martin Bardhit, i vrarë në shtator të 2023 me armë zjarri në një atentat mafioz në Rrëshen. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco