Qeveria ka hapur 1200 vende pune elektorale, në prag të zgjedhjeve. Ditën që miratoi bonusin elektoral, qeveria njoftoi për vakancën për 1200 vende pune, duke fryrë edhe më shumë administratën. Punësimet dhe përdorimi i administratës për zgjedhje është denoncuar vazhdimisht nga raportet e OSBE-ODIHR, por duket se qeveria e Edi Ramës nuk ndalet as në zgjedhjet e 2025.
Syri tv
Kryeministri Edi Rama nuk ndal përdorimin e pushtetit për zgjedhje, ku pas hapjes së thesit për pushtetin vendor pas mbajtjes peng të legalizimeve dhe kompensimit të të dëmtuarve nga tërmeti, tashmë ka ndërmarrë edhe një tjetër hap për punësimet në administratë. Qeveria ka njoftuar se ka hapur 1200 vende pune elektorale, duke fryrë sërish administratën në prag të zgjedhjeve.
Sipas këtij vendimi, për vitin 2025 janë hapur 1186 pozicione të lira për të gjithë ata që plotësojnë kriteret për t’u bërë pjesë e administratës shtetërore. Përkatësisht në vendim bëhet me dije se këto pozicione ndahen në: 5 vende për Trupën e Nëpunësve Civilë të Nivelit të Lartë Drejtues; 93 pozicione për kategorinë e mesme drejtuese; 283 pozicione për kategorinë e ulët drejtuese si dhe 805 pozicione vakante për kategorinë ekzekutive. Ky vendim është marrë në mbledhjen e fundit të qeverisë, po në të njëjtën ditë që u miratua edhe bonusi elektoral. Thuajse në çdo zgjedhje raportet e OSBE-ODIHR kanë dënuar përdorimin e administratës nga ana e qeverisë Rama, veprime të cilat qeveria po i merr ende pa nisur fushata elektorale. Shpesh këto punësime kanë rezultuar edhe sezonale, pasi nuk kanë qenë të pakta denoncimet që çdo të punësuari në administratë I është kërkuar plotësimi i kuotave të votave me familjarët e tyre, e në këto zgjedhje një kushtëzim të madh ka patur edhe për të afërmit në emigracion.
© SYRI.net
‘Diaspora është me ju 100%’, shqiptaro-kanadezi: Zgjidhja për Shqipërinë është në këtë protestë - SHORTS