Këtë të shtunë nisi zyrtarisht procesi i regjistrimit të zgjedhësve jashtë vendit, që për herë të parë do të kenë mundësi të votojnë me postë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Regjistrimi do të bëhet në faqen Zyrtare të KËQ në seksionin Votues nga jashtë, ku së pari emigrantët do të duhet të krijojnë një llogari në platformën elektronike PER, dhe më pas të regjistrohen duke paraqitur të dhënat personale, mjetin e identifikimit, dhe një dokuemnt të çfarëdoshëm që vërteton adresën e tyre. Në adresën që do të aplikojnë, KQZ do ju nis me postë fletën e votimit në javën e dytë të prillit. Procesi i regjistrimit përfundon me 4 mars.
Syri tv
Nga mesnata e kësaj të shtune, 11 janar ka nisur zyrtarisht regjistrimi i zgjedhësve jashtë vendit në Platformën elektronike PER të hartuar nga KQZ që i hap rrugë votimit në zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Regjistrimi i Emigrantëve do të bëhet në KQZ, përmes telefon mobile apo kompjuteri, duke hyrë në faqen www.KQZ .GOV.AL, në seksionin Votues nga Jashtë, dhe më pas të klikohet në opsonin ‘Hyr në PER’, dhe më pas duhet të klikosh ‘Krijo një llogari.
Për të krijuar një llogari në sistem, duhet përdorur një numër telefononi ose një adresë e-mail, dhe të dhënat personale si data e lindjes, vendlindja dhe numri personal. Pas krijimit të llogarisë, faza e dytë është ajo e regjistrimit, ki votuesit duhet të bëjnë verifikimin e pamjes së fytyrës përmes kamerës, të paraqesin numrin e telefonit dhe të dhënat e kartës së identitetit, që mund të jetë pasaportë apo ID e vlefshme, ndërsa si provë adresë KQZ pranon dokumente të ndryshme duke përfshirë faturat e shërbimeve të ndryshme si uji, gazi, energjia elektrike, dhe dokumentet bankare. Adresa e regjistruar është e rëndësishme për dërgimin e fletës së votimit dhe materialeve të tjera udhëzuese. Brenda 5 ditëve, KQZ do të informojë emigrantin për pranimin ose refuzimin e kërkesës së tij. Në rast të refuzimit, zgjedhësi do të informohet për arsyet dhe do të ketë mundësinë të aplikojë përsëri.
Riaplikimi mund të behet pa limit deri në 4 mars kur mbaron zyrtarisht procesi i Regjistrimit. Në –përfundim të këtij procesi do të hartohet lista me të gjithë zgjedhësit të cilëve u është pranuar aplikimi, të cilët do të ç’regjistrohen nga regjistri i gjendjes civile në Shqipëri, dhe do të jenë zyrtarisht votues jashtë vendit. Në javën e dytë të prillit emigrantëve do ty dërgohet me postë fleta e votimit në adresë, dhe brenda dy javësh, jo më vonë se ora 19:00 e datës 11 maj 2025, fleta e votimit do të mbërrijë në territorin shqiptar. Numërimi do të behet në ambientet e KQZ.
© SYRI.net
‘Diaspora është me ju 100%’, shqiptaro-kanadezi: Zgjidhja për Shqipërinë është në këtë protestë - SHORTS