Berisha: Salianji goditi dy klanet mafioze më të rrezikshme të Shqipërisë dhe të Ballkanit! U vërsulën kundër tij me të gjitha mjetet e mafies

14:50, 09/01/2025

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi një takim me ish-deputetin Ervin Salianji në burgun e Fierit, ku ky i fundit po vuan dënimin e tij.

Në një prononcim për mediat pas vizitës, Berisha e quajti Salianjin një viktimë të drejtësisë së kapur nga mafia politike. Ai theksoi se ish-deputeti po vuante dënimin vetëm sepse kreu detyrën e tij, duke denoncuar klanet mafioze që drejtonin trafiqet e drogës në Shqipëri. Sipas Berishës, Salianji ekspozoi publikisht aktivitetet e paligjshme të Agron Xhafës, vëllait të ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafa.

Berisha shtoi se Agron Xhafa kishte dy mbështetës kryesorë, Fatmir Xhafën dhe Olsi Ramën, të cilët duhej të ishin ata që përgjigjeshin para drejtësisë. Kreu i PD-së akuzoi qeverinë se po përdorte drejtësinë si mjet për të ndëshkuar ata që guxojnë të zbulojnë të vërtetën. Ai e cilësoi dënimin e Salianjit si një hakmarrje të mafies shtetërore ndaj opozitës. Për Berishën, Salianji mbetet një hero që i shërbeu Shqipërisë me guxim dhe integritet.

FJALA E BERISHËS:

Erdha këtu dhe takova deputetin e Kuvendit të Shqipërisë, që dergjet, vuan dënimin vetëm e vetëm se i shërbeu vendit, iu shërbeu qytetarëve, kreu detyrën e tij, obligimet e tij duke denoncuar në atë kohë, klanin më të rrezikshëm e trafiqeve në Shqipëri, klanin e Geron Xhafës.

Ervin Salianji, siç dihet, bëri publike regjistrimin e një gazetari guximtar në të cilën faktohej se, Agron Xhafa, njeri dhe ai me tre emra, drejtonte trafiqet nga gjiri i Vlorës drejt Italisë.

Agron Xhafa kishte dy vëllezër. Një vëlla nga gjaku, Fatmir Xhafën, një vëlla tjetër nga morali, Olsi Ramën.

Kjo është e vërtëta.

Dhe, meqënëse, Salianji goditi me një të rënë dy klanet mafioze më të rrezikshme të Shqipërisë dhe të Ballkanit, klanin Rama dhe klanin Xhafa, u vërsulën kundër tij me të gjitha mjetet e mafies dhe sot ai vuan dënimin për shërbimin e madh dhe të çmuar që i bëri Shqipërisë.

Në vend të tij, këtu duhet të ishtë Fatmir Xhafa dhe Olsi Rama, për të mos thënë absolutisht dhe Edi Rama vetë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco