Koordinatori i PD për Tiranën, Klevis Balliu, në një postim në Facebook ju ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të Tiranës, të bashkohen në protestë kundër simbolit të korrupsionit arrogant dhe pandeshkueshmerisë, Erion Veliaj, ditën e nesërme ora 11:00.
‘Ai është njeriu i vetëm i kapur në disa afera në mënyre flagrante në vjedhje të parave të qytetarëve, por ai vazhdon të jetë i lirë.Vazhdon të vjedhë cdo ditë e cdo orë’-shkruan Balliu.
Postimi i plotë:
Veliaj ky simbol i pandëshkueshmërisë!
Prova më e qartë e kapjes së drejtesisë në Shqipëri është liria e Erion Veliajt.
Ai është njeriu i vetëm i kapur në disa afera në mënyre flagrante në vjedhje të parave të qytetarëve, por ai vazhdon të jetë i lirë.Vazhdon të vjedhë cdo ditë e cdo orë.
Dhe jo vetëm që është i lirë por dhe përqesh të gjithë duke folur për sistemin e drejtesise si kolegë e si punonjës të tij.
Në fakt këtu ka të drejtë.
Dumani dhe Dumanet janë ne shërbim aktiv të tij, të përditshëm.
Naiv është pak ti thuash dikujt që pret drejtësi nga sistemi i kapur i drejtesisë, në mungesë të institucioneve ka vetëm një zë, qe ka fuqi dhe autoritet të mbroj të vërtetën dhe të drejtën, zëri i qytetareve.
Nesër ora 11të, të bashkohemi në protestë kundër simbolit të korrupsionit arrogant dhe pandeshkueshmerisë, Erion Veliaj!
© SYRI.net
‘Diaspora është me ju 100%’, shqiptaro-kanadezi: Zgjidhja për Shqipërinë është në këtë protestë - SHORTS