VIDEO/ Manjani qytetarëve: Kontrolloni kartat e identitetit. Emigrantët të regjistrohen që të votojnë

21:53, 07/01/2025

Ylli Manjani i ftuar në ‘A Show’ me Adi Krastën në SYRI TV, përveç analizës së zhvillimeve politike të ditës, sot ka bërë një thirrje për të gjithë qytetarët shqiptarë, brenda dhe jashtë vendit.

Përballë Adi Kratës, Manjani u ka bërë thirrje qytetarëve që të kontrollojnë kartat e identitit tani, pasi më vonë do të jetë e vështirë ripërtëritja e tyre.

‘Unë kam vetëm një mesazh, për të ju thënë shqiptarëve të mi që duan të votojnë: kontrolloni kartën e identitetit sot, sepse sa më shumë të afrohet dita e zgjedhjeve, aq më të vështirë do ta keni të merrni ditën e re.

Sepse do fillojnë të bëjnë llogaritë politike, është i joni ky, nuk është i joni. Ai që është i joni, ja japim shpejt, atij tjetrit pas zgjedhjeve. Kështu ua bënë himariotëve vjet. Kujtojeni këtë ngjarje.

Nëse doni të votoni, realisht keni dëshirë të votoni, dhe investimi politik të shkojë atje ku duhet, kontrolloni kartën e identitetit.

Nëse në 11 maj, karta është e skaduar, nuk do të ju lejnë të votojnë’, tha Manjani në SYRI TV.

Gjithashtu, Manjani u ka bërë thirrje emigrantëve që të regjistrohen në portalin e KQZ-së, që të kenë mundësi për të votuar.

‘E dyta, emigrantët nëse duan të votojnë, është momenti që përveç se të kontrolloni identitetin, të regjistrohen. Në datën 11 nis regjistrimi, pa u regjistruar paraprakisht nuk votoni dot. Regjistrohuni, deklaroni që do të votoni, deklaroni një adresë ku të ju vijë fleta e votimit’, theksoi avokati Ylli Manjani në SYRI TV.

INTERVISTA E PLOTE:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco