‘Masa ndaj Berishës, vendim politik’/ Noka: Narko-drejtësia i bëri shërbimin e radhës Ramës dhe Soros për fushatë

17:42, 03/01/2025

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka e ka quajtur vendimin e sotëm të Apelit të GJKKO-së ndaj Sali Berishës për ta lënë në detyrim paraqitje në zyrat e SPAK, si një vendim politik dhe tregon se kjo drejtësi është një strukturë në duart e narko-regjimit.

I ftuar në SYRI TV me moderatorin Arnold Karriqin, Noka theksoi se me këtë ‘vendim surrogato’ siç e cilësoi, drejtësia e re e Xhorxh Soros i bëri shërbimin e radhës Edi Ramës dhe narkoregjimit.

‘Është vendim politik për t’i shërbyer në fushatë Edi Ramës, padronit! Për çfarë do shkojë Sali Berisha te SKAP-i? Te SKAP-i do shkojë Berisha kë të takojë? Dosja nuk është në SKAP, dosja është në gjykatë. Hetimet janë mbyllur. A mund të na thonë këto surrogato drejtësi se që çfarë duan të tregojnë përveç se mllef dhe urrejtje të pafundme nga njëra anë dhe panik nga ana tjetër’, u shpreh Noka.

Noka: Kjo tregon atë që kemi thënë deri tani, që në Shqipëri drejtësia është kthyer në një narko-drejtësi. Është e gjitha një strukturë në duar e narko-regjimit. Sot drejtësia e re e Xhorxh Soros i bëri shërbimin e radhës Edi Ramës dhe narkoregjimit. Në aspektin juridik ky ishte një vendim i turpshëm, surrogato që nuk mund ta janë as edhe një njeri që ka minimumin e integritetit dhe minimumin e koncepteve juridike dhe të ligjit. Për çfarë duhet të shkojë Sali Berishë të paraqitet në SKAP-in e partinë? A mund të na e thotë ky gjyqtar? Dosja është mbyllur.

Është vendim politik për t’i shërbyer në fushatë Edi Ramës, padronit! Për çfarë do shkojë Sali Berisha te SKAP-i? Te SKAP-i do shkojë Berisha kë të takojë? Dosja nuk është në SKAP, dosja është në gjykatë. Hetimet janë mbyllur. A mund të na thonë këto surrogato drejtësi se që çfarë duan të tregojnë përveç se mllef dhe urrejtje të pafundme nga njëra anë dhe panik nga ana tjetër.

Mllef dhe urrejtje sepse kanë dështuar me Sali Berishën në çdo aspekt. Dështuan të gjejnë një provë të vetme të implikimit të Sali Berishës në krim apo korrupsion. Dështuan që Sali Berishën ta përbaltin dhe ta heqin nga politika me dhunë, ashtu sikurse ëndërronte Edi Rama, Xhorxh Soros dhe ushtarët e tyre, dështuan në përballjen me të dhe tani shfryjnë duf dhe mllef për dështimin dhe turpin e tyre.

Drejtësia e re e gjitha në shërbim të regjimit është në panik dhe Sali Berisha, regjimit i ka kallur datën, i ka hyrë frika deri në palcë, nxjerrin vendime surrogato për të treguar se po i shpallin luftë Sali Berishës dhe po i shërbejnë Edi Ramës.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco