Një incident me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës 20:10, në lagjen Partizani të Shkodrës, pranë Sheshit Rus. Një person, i cili po lëvizte me një motomjet pa targa, ka qëlluar drejt një automjeti të parkuar, tip Peugeot, në pronësi të shtetasit E.H.
Fatmirësisht, nga të shtënat nuk ka pasur të lënduar, por janë shkaktuar dëme materiale në automjetin e E.H., si dhe dëmtime të lehta në një automjet tjetër të parkuar afër.
Pas marrjes së njoftimit, forcat e Policisë dhe Grupi Hetimor kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për të zbardhur rrethanat e ngjarjes. Janë ngritur pika kontrolli dhe po ushtrohen kërkime në zona dhe ambiente të ndryshme, për të kapur autorin dhe drejtuesin e motomjetit që e ndihmoi në arratisje.
Hetimet po vazhdojnë për të identifikuar autorët dhe motivet e ngjarjes.
© SYRI.net
‘Diaspora është me ju 100%’, shqiptaro-kanadezi: Zgjidhja për Shqipërinë është në këtë protestë - SHORTS