Si çdo vite e më keq, edhe ky vit që po lemë pas i ka la shqiptarët më të varfër, më të pamundur dhe me sytë drejt emigrimit. I vetmi që ka sheh t’i rritet mirëqenia çdo vit në vlera milionëshe është Edi Rama dhe skuadra e tij e plaçkitësve të Shqipërisë.
Veni renditet në listën e vendeve më të korruptuara në kontinent, popullsia ndër më të varfërat, arsimi në pikiatë, shëndetësia është në ditët e saj më të zeza në 34 vitet e fundit, pensionistët gjithashtu mezi shtyjnë ditët, por Edi Rama, vijon të premtojë ëndrra boshe për shqiptarët. Premton Europën, kur është ai shkaktari i stanjacionit të vendit në proceset integruese prej 10-vitesh.
Mesazhi i plotë i Ramës:
Ka një vit të tërë për t’u ngjitur dhe çdo vit e ka një ditë të vetme për të zbritur.
Këtë vit e kemi ngjitur Shqipërinë më lart se ndonjëherë, po në vitin që po troket dhe në disa vite pas tij, do ta ngjisim në majën, ku do të qëndrojë edhe kur të gjithë ne të mos jemi më, aty ku gjendet shtëpia e madhe e Familjes së Bashkuar Europiane.
Por sot, për ne kalimtarët në këtë botë, është ajo dita e vetme për të zbritur dhe për të qëndruar me familjet tona, duke pritur Vitin e Ri.
Prandaj edhe unë sonte nuk do të bëj më shumë sesa t’ju uroj të gjithëve një Vit të Ri në ngjitje, me shëndetin top, me mbarësi e gëzime në familjet tuaja.
Gëzuar!
© SYRI.net
‘Diaspora është me ju 100%’, shqiptaro-kanadezi: Zgjidhja për Shqipërinë është në këtë protestë - SHORTS