SYRI TV/ Prag feste, Edi Rama i bën dhuratë 220 mijë euro bashkëshortes së Toni Blerit

14:23, 31/12/2024

Në prag të Vitit të Ri, kryeministri Edi Rama i ka bërë një pagesë prej 220 mijë euro kompanisë “Omnia Strategy” të Sheri Blerit, megjithëse zyra ligjore e bashkëshortes së ish-kryeministrit britanik, Toni Bler, dështoi të mbronte interesat e qeverisë shqiptare përballë biznesmenit italian, Françesko Beketi, në Arbitrazhin Ndërkombëtar.

Pak ditë më pas, Ministria e Financave ka kryer dy pagesa për llogari të studios “Omnia Strategy”, për një vlerë totale prej 22.5 milionë lekë të reja.

Të dhënat e Thesarit të Shtetit dëshmojnë se zyra ligjore e Sheri Blerit është paguar deri më tani në shumën e 1.5 milionë eurove.

“Omnia Strategy” u përzgjodh nga kryeministri Edi Rama, në një proces aspak transparent, për të përfaqësuar interesat e qeverisë shqiptare përballë padisë së Beketit, i cili i ishte drejtuar Arbitrazhit Ndërkombëtar të Bankës Botërore.

Beketi akuzoi Ramën se kishte ushtruar presion politik mbi bizneset e tij në Shqipëri për shkak të vijës editoriale që ndiqte televizioni “Agon Channel”.

Arbitrazhi Ndërkombëtar i gjeti të bazuara pretendimet e sipërmarrësit italian dhe caktoi se qeveria e Ramës duhet t’i paguante dëmshpërblim 110 milionë euro Beketit. Kjo faturë arrin një vlerë më të lartë, për shkak të kostove administrative.

Rama dhe qeveria e tij nuk kanë pranuar që të paguajnë faturën e Beketit. Të gjithë tentativat e qeverisë shqiptare për të bindur Arbitrazhit që të ndryshojë vendim, kanë dështuar. Në çdo përpjekje të pasuksesshme të Edi Ramës gjendet zyra e Sheri Blerit, e cila vijon të përfitojë qindra mijëra euro nga qeveria shqiptare.

Sheri Bler është bashkëshortja e ish-kryeministrit britanik, Toni Bler. Kryeministri Rama e ka prezantuar shpesh në publik Toni Blerin si një “mikun e tij” që e ndihmon falas Shqipërinë për çështje të karakterit ndërkombëtar.

Por, ndërkohë që Toni Bler paraqitet si bamirës për qeverinë e Ramës, nga ana tjetër, bashkëshortja e tij vijon të paguhet rregullisht, aq më tepër për një çështje në të cilën ka dështuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco