VIDEO/ Artan Hoxha: Ramës i prish punë Tik Toku gjatë fushatës elektorale, prandaj po e mbyll

21:41, 30/12/2024

Gazetari Artan Hoxha, i ftuar në ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV, duke folur për vendimin e Edi Ramës për mbylljen e Tik Tok, është shprehur se, ky rrjet social i prish shumë punë Edi Ramës në fushatë.

Hoxha u shpreh, se Rama e njeh mirë Tik Tokun dhe prandaj ka vendosur ta mbyllë përgjatë këtij viti zgjedhor.

‘Që në momentet e para, kur e pashë masivitetin e Tik Tok, më shkoi mendja se Rama gjeti një lodër të re,  që do ti sulet publikit. Dhe kështu ndodhi. Tik Tok pa pasur filtra, dhe lejon gjithçka, atij i intereson se thotë, le të bëhen pis të gjithë, njëlloj qenka.

Ai e di që do të sulmohet se është në pushtet, ka bërë premtime që nuk i ka mbajtur, ka bërë veprime, problematika, ka krijuar keqqeverisje, korrupsion. Duke lejuar ti një rrjet që u sulet të gjithëve. Po ta kishte Rama kaq problem Tik Tokin, nuk dilte kaq shpesh me këto personazhet e këtij rrjeti. I kam parë ata, krah për krah.

Ai e përdor këtë në favor të vet.

I vetmi rast është kur i del jashtë kontrollit, jashtë llogarisë, është pikërisht fushata zgjedhore. Ai duke e ditur këtë efekt, se po të mos e njihte Tik Tok-un nuk merrej fare, por përkundrazi është njohësi më i mirë, por e ka përdorur më shumë se të gjithë’, tha gazetari Artan Hoxha në SYRI TV.

EMISIONI I PLOTE:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco