Reperi Kleviol Ahmeti i ftur në emsionin Çim Peka Live në SYRI TV foli për mbylljen e TikTok-ut.
Ahmeti tha se unë mund të jem një arsye për gjuhën e përdorur në TikTok, por edhe janë arsyet e politikanëve. Kjo gjë gjithashtu për Kleviol Ahmetin rikthen historinë e lojrave të fatit.
“Unë mund të jem një arsye për mbylljen e TikTokut, por janë edhe arsyet e politikanëve. Mu kujtua mbyllja e lojërave të fatit për një person të caktuar, për t’ja dhënë shumë personave të tjerë më vonë. Kjo gjë është për interesa të atyre, sepse e morën kur të donin dhe e dhanë ku të donin, kështu ndodh dhe me Tik-Tokun. Ai thotë që do ta mbyll për një vit dhe do ta hap kur të dua që ta ketë administratën nën kontroll. Ju e ndiqni politikën un e ndjek më pak se ju, por i kuptoj të gjitha. Janë zgjedhjet dhe një gjë në një fshat më të largët të ndodhi një njeri e bën lajm dhe këta nuk i duan këto gjëra. Më kujtohet rasti i z.Hoxha që ka ndërruar 20 televizione gjithmonë e kam ndjekur, e kam gjet atë mundësi për ta parë, sepse dua ta shikoj këtë person. Puna ime dhe e disa do na ndjekin kudo që të shkojmë, sepse ne e kemi fituar atë popullatë. Ata 2 ose 3 mijë ndjekës që na duan sikur edhe ne facebook të futemi do vinë atje. Influencërat e gjetën një platformë të njetjë,”- tha Ahmeti.
Klevioli gjithashtu u përgjigj se çfarë mund të bënte ndryshe në Tik-Tok gjatë këtyre viteve që ka qenë pjesë e këtij rrjeti.
“Unë personalisht normal që nuk do të isha konfliktuar me kaq njerëz, sepse na kanë sjell goxha probleme. Nuk do të isha ky, ndoshta do isha në një mënyrë tjetër. Ka ndodh dhe s’ke çfarë tërheq mbrapa. Gjithsesi të gjithë kemi pasur përfitime nga TikToku,”- u shpreh Ahmeti.
© SYRI.net
‘Diaspora është me ju 100%’, shqiptaro-kanadezi: Zgjidhja për Shqipërinë është në këtë protestë - SHORTS