Në fjalën e tij, gjatë takimit me mediat kreu i PD, Berisha ka kërkuar kthimin e menjëhershëm të Erion Veliaj në Shqipëri, ku sipas tij akti i largimit nga vendi tregon fytyrën e e vërtetë të narko-shtetit, e diktaturës.
‘Në qoftë se Jamarbër Malltezi, i cili ka marrë 410 metër tokë të gjyshërve të tij, u arrestua në mënyrë brutale tek kthehej në Tiranë nga jashtë, nga Edi Rama, Taulant Balla dhe llumi tjetër qeveritar, pa u pyetur as dhe njëherë të vetme, Erion Veliajt i pyetur disa herë, i akuzuar me akuza që shkojnë nga 20 gjer 35 vite burg, as nuk iu hoq pasaporta, as nuk u lëshua urdhër-arresti’- u shpreh Berisha.
Fjala e plotë:
Në qoftë se Jamarbër Malltezi, i cili ka marrë 410 metër tokë të gjyshërve të tij, u arrestua në mënyrë brutale tek kthehej në Tiranë nga jashtë, nga Edi Rama, Taulant Balla dhe llumi tjetër qeveritar, pa u pyetur as dhe njëherë të vetme, Erion Veliajt i pyetur disa herë, i akuzuar me akuza që shkojnë nga 20 gjer 35 vite burg, as nuk iu hoq pasaporta, as nuk u lëshua urdhër-arresti, me qëllimin e vetëm që ai të largohej për të mos kompromentuar, për të mos u treguar shqiptarëve përmasat e vjedhjes së Edi Ramës dhe klanit të tij.
Kërkoj dhe njëherë rikthimin me urgjencë të Erion Veliajt ose dorëheqjen e menjëhershme të Edi Ramës.
Ky akt është fytyra e vërtetë e narko-shtetit, e diktaturës.
Erion Veliaj u përcoll pra jo vetëm për t’i shpëtuar dënimit, por për të fshehur krimet e Edi Ramës.
Të dashur qytetarë dhe qytetare, është radha jonë, ndaj dhe ne duhet të vazhdojmë betejën tonë gjer në përmbysjen përfundimtare të narko-diktaturës.
© SYRI.net
‘Diaspora është me ju 100%’, shqiptaro-kanadezi: Zgjidhja për Shqipërinë është në këtë protestë - SHORTS