U kap në 'shtëpi bari', arrestohet shqiptari/ Pritet deportimi në Shqipëri

U kap në 'shtëpi bari', arrestohet shqiptari/ Pritet deportimi në Shqipëri

14:09, 27/12/2024

Një i ri, që ka hyrë ilegalisht në Britaninë e Madhe u arrestua për kultivim kanabis. Shqiptari Enriko Allkushi, 23 vjeç, u gjet i fshehur në papafingon e një ish-parukerie në Bucknall New Road, Hanley, ku gjithashtu u gjetën 50 bimë kanabisi në fazën e pjekjes.

Policia ishte thirrur në orën 02:00 të mëngjesit të 21 tetorit pas raportimeve për një thyerje. Ata gjetën bimët dhe pajisjet e rritjes në dy nga dhomat e gjumit. Allkushi tha se ai ishte dërguar atje nga dy shqiptarë që iu afruan në Londër. Allkushi, nga Bucknall New Road, u deklarua fajtor për kultivimin e një droge të klasit B.

Shqiptari, sipas autoritetete, do të deportohet në Shqipëri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco