Pasi Kryeministri Edi Rama u zotua se porti i Durrësit do të ndërtohej me PPP, dhe shteti do të paguante shumë pak për të dhe pas dështimit të tenderit të parë ndërkombëtarë, qeveria ka rihapur garën për ndërtimin e portit të ri në Porto Romano. Plot 390 milion euro, nga buxheti i shtetit, parashikon qeveria të shpenzojë drejtpërdrejt për ndërtimin e portit të ri në Porto Romano, i cili do të zëvendësojë portin aktual të Durrësit, që qeveria ia dha falas biznesmenit arab Muhamet Alabar.
Syri tv
Kështu deklaronte Kryeministri Edi Rama në dhjetor të vitit 2022, duke u shprehur se shteti do të paguante shumë pak për ndërtimin e portit në Porto Romano, pasi portin aktual të Durrësit ia fali biznesmenit arab Muhamet Alabar. Edhe më vonë, kur u hap gara ndërkombëtare për herë të parë kryeministri shprehej se kishin qenë 15 kompani që ishin interesuar për ndërtimin e portit të ri me PPP, ku shteti shqiptar do të financonte rreth 180 milionë euro ndërsa private nga xhepi i tij duhet të paguante rreth 210 milionë euro.
Por duket se paratë ishin arsyeja, pse asnjë prej 15 kompanive ndërkombëtare, që sipas kryeministrit u vetë ofruan të ndërtonin Portin e Ri të Durrësit, nuk morën pjesë në garë. Për këtë arsye, hera e parë e prokurimit dështoi, ndërsa në prag të krishtlindjeve qeveria ka vendosur të rihapë garën për fazën e parë të ndërtimit të portit të ri në Durrës në Porto Romano. Tenderi i hapur pak ditë më parë, parashikon një fond prej 390 milionë eurosh për ndërtimin e fazës së parë të portit të Durrësit, të cilat duket se do të paguhen të gjitha nga taksapaguesit shqiptar. Kjo është hera e dytë që shpallet një procedurë e tille tenderimi pasi me herët një e tille është anuluar për shkak të mospjesëmarrjes së asnjë konkurrenti në garë. Procedura e njoftuar një ditë më parë, në 24 dhjetor, është e kufizuar çka do te thotë që në fillim do të bëhet para kualifikim i operatorëve e më pas ofertim dhe vlerësim ofertash. Shteti ka planifikuar mbi 410 milionë euro në programin buxhetor afatmesëm për portin e ri të Durrësit, çka nënkupton se qeveria ka hequr dorë nga PPP-ja, ndërsa i gjithë financimi për portin e Durrësit do të jetë në kurriz të taksapaguesve shqiptar.
© SYRI.net
‘Diaspora është me ju 100%’, shqiptaro-kanadezi: Zgjidhja për Shqipërinë është në këtë protestë - SHORTS