Denoncimi nga Piranjat në Syri Tv/ Aktorja- Altin Bashës: Zoti vonon, por nuk harron!

Denoncimi nga Piranjat në Syri Tv/ Aktorja- Altin Bashës: Zoti vonon, por nuk harron!

10:57, 23/12/2024

Në vitin 2022 Altin Basha u emërua me vendim të Këshillit të Ministrave drejtor i Teatrit Kombëtar.

Në këto dy vite punë, duket se ai është siguruar që jo vetëm t'i japë teatrit, por edhe të marrë nga pak.

Si përshembull në rastin e shfaqjes “Vojçek”, e miratuar nga bordi artistik në mars të vitit 2023, me regji të japonezit Kuniaki Ida.

Për këtë shfaqje Altin Basha ka punësuar si skeongrafe dhe kostumografe bashkëshorten e tij, Iliriana Basha.

Pas këtij skandali të publikuar në emisionin Piranjat, në Syri Tv, të tjerë artistë kanë reaguar ndaj fakteve që kanë dalë për çiftin Altin dhe Ilirjana Basha.

Aktorja Egla Ceno, përmes një statusi në rrjetet sociale shkruan se: Zoti vonon, por nuk harron!

Te vjedhësh në Teatër duhet të jesh MASHTRUES i madh, dhe mbi të gjitha i paudhë.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco