U gjet i zhveshur dhe i dhunuar për vdekje në një banesë në Vlorë, zbulohet identiteti i 68-vjeçarit

U gjet i zhveshur dhe i dhunuar për vdekje në një banesë në Vlorë, zbulohet identiteti i 68-vjeçarit

20:04, 22/12/2024

Zbulohet identiteti i viktimës së gjetur të vdekur në qytetin e Vlorës.

Është bërë e ditur se emri i 68-vjeçarit, i cili u gjet i pajetë në banesën e tij në lagjen “10 Korriku”, është Bashkim Durmishi. Ai jetonte vetëm në banesën ku u gjet i vdekur, dhe nga hetimet e para, dyshohet se ka qenë viktimë e një grabitjeje që përfundoi me vrasje.

Punonjësit e policisë kanë konstatuar elemente të dhunës në vendngjarje dhe dyshohet se Durmishi është goditur me një send të fortë në pjesën e nofullës, duke shkaktuar vdekjen e tij. Viktima u gjet i zhveshur, një detaj që shton dyshimet se grabitësit mund të kenë pasur për qëllim vjedhjen.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco