Në përmbyllje të fjalës së tij në aktivitetin ‘Në kërkim të simboleve: Azem Hajdari si simbol i lirisë’, kryedemokrati Sali Berisha tha se Azem Hajdari, është sot një burim frymëzimi më i madh se kurrë për t’u përballur me këtë diktaturë dhe për t'u rikthyer lirinë shqiptarëve.
Sipas Berishës, askush nuk ka bërë për lirinë e shqiptarëve, si individ, sa ç’ka bërë Azem Hajdari, një njeri i shndërrimit të të pamundurave në të mundura.
Ndaj kjo vjen si një kërkesë për ne, që sot po jetojmë në një diktaturë, theksoi Berisha, që të pamundshmet t’i kthejmë në të mundshme.
Në 1997 shkon në Uashington, takon atje një mik timin në Kongres. Miku i im i thotë, z. Hajdari pse e mbështet Berishën tani. I kthehet dhe i thotë, kongresmeni ishte pro shqiptar shumë, i thotë Azemi; a do të them një fjalë, Sllobodan Millosheviçi nuk do të donte gjë tjetër veç kësaj. Por unë nuk ja bëj qejfin atij. Shumë i flaktë, vazhdimisht, me dhjetëra herë.
Do të hy në Kosovë, do të shkoj të luftoj, me dhjetëra herë, ishte një patriot i vërtetë. Prandaj dhe sa më shumë ta kujtojmë ne nderojmë lirinë.
Askush nuk ka bërë për lirinë e shqiptarëve, si individ, sa ç’ka bërë Azem Hajdari. Pra ky ishte një njeri i shndërrimit të të pamundurave në të mundura.
Dhe sot kërkohet nga ne, që të pamundshmet ti kthejmë në të mundshme. Është plotësisht reale kjo kërkesë. Ne sot jetojmë në diktaturë e askush nuk duhet të ketë iluzion.
Nuk është diktaturë komuniste kjo. As naziste, as teokratike. Kjo është diktaturë, sepse të gjitha pushtete janë në duart e diktatorit. Nuk kontrollonte Ramiz Aliaj në 1991 pushtet më shumë se Edi Rama sot.
Është diktaturë sepse ka bllokuar zgjedhjet. Janë fasadë, nuk e themi ne, tani e thotë gjithë bota se ky bën zgjedhje fasadë dhe po nuk bëre zgjedhje nuk ka rotacion.
Është diktaturë sepse ka rikthyer burgosjet dhe persekutimin politik.
Është diktaturë sepse ka vendosur censurën dhe kontrollon të gjitha mediat kombëtare, për të mos thënë edhe të tjera.
Kontrollon ekonominë dhe për dramën tonë, kontrollon dhe shoqërinë civile.
Kjo është diktaturë jo e bazuar në ideologjinë marksiste-leliniste, por e bazuar në drogën, krimin dhe vjedhjen e shqiptarëve.
Ndaj dhe Huntington këtë lloj diktature e ka vlerësuar si formën më të keqe të diktaturave, më të keqe se dy të parave.
Kur ai thotë se kjo është më e keqe se, diktatura komuniste, Huntington e ka pasur të qartë që, diktatura komuniste i ka kushtuar njerëzimit 100 milionë jetë.
Kur ai thotë se është më e keqe se diktatura Naziste, Huntington, historian dhe sociolog e ka pasur të qartë se Nazizmi kushtoi 30 milionë jetë njerëzish me luftërat.
Por e thotë ai, kjo është diktaturë pa asnjë rregull, ka vetëm vullneti i një njeriu që projektohet.
Ndaj dhe do ta mbyll këtë me bindjen më të madhe se, Azem Hajdari sot është një burim frymëzimi më i madh se kurrë për tu përballur me këtë diktaturë dhe rikthyer lirinë shqiptarëve.
Për çdo të ri, ai është dhe mbetet frymëzim i pashterrshëm guximi, vizioni. Çdo hap të tij madhor në jetë, ai e bëri vetëm për lirinë.
Unë e mbyll këtë fjalë, duke ju falënderuar shumë për organizmin e këtij takimi kushtuar njeriut që ka bërë më shumë, si person, kanë bërë të tjerë me ushtri, mënyra të tjera, por si person, si individ nuk ka bërë askush sa ç’ka bërë Azem Hajdari për lirinë e shqiptarëve.
© SYRI.net
‘Diaspora është me ju 100%’, shqiptaro-kanadezi: Zgjidhja për Shqipërinë është në këtë protestë - SHORTS