Gjykata e Posaçme nuk ka pranuar kërkesën e Ajola Xoxës dhe kunatit të saj Arbër Veliaj për kthimin e sendeve të sekuestruara gjatë kontrolleve nga BKH më 6 dhjetor. Bashkëshortja e kryebashkiakut Erion Veliaj dhe vëllai i këtij të fundit arbër Veliaj u përfaqësuan nga avokatët në seancë. Ata I janë drejtuar ndërkohë edhe Apelit me argumentin se kontrollet e BKH-së janë bërë në shkelje të ligjit procedurial dhe në mungesë të një shkaku të ligjshëm.
Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e Ajola Xoxës, bashkëshortes së kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliajt dhe vëllait të këtij të fundit arbër Veliajt për kthimin e sendeve të sekuestruara nga SPAK. Xoxa dhe Veliaj nuk ishin vetë të pranishëm në Gjykatë por u përfaqësuan nga avokatët e tyre.
Mes sendeve të sekuestruara janë dy celularë, laptop, dokumente dhe një vlerë monetare e konsiderueshme por e papërcaktuar zyrtarisht si shifër. Gjyqtarja Atalanta Zeqiraj e cila është e njëjta që fimrosi kërkesën e SPAK për kontroll banesash e zyrash, e rrëzoi kërkesën e avokatëve duke e konsideruar masën e sekuestros si të ligjshme dhe se duhet të vijojnë të mbeten në duart e SPAK.
Ndërkohë që një tjetër kërkesë është paraqitur në Apelin e Posaçëm nga avokatët mbrojtës të Xoxës dhe Veliajt. Sipas tyre, kontrollet e BKH-së më datë 6 dhjetor të këtij viti, janë bërë në shkelje të ligjit procedurial dhe në mungesë të një shkaku të ligjshëm. Lidhur me këtë ankim, në Apel është caktuar si gjyqtyre e shqyrtimit të saj Ilirjana Olldashi, por ende nuk është vendosur një datë se kur do të mbahet seanca.
Kujtojmë se Erion Veliaj është nën hetim pasuror familjarisht si i dyshuar për ngritjen e skemave të pastrimit të parave apo përfitimeve të paligjshme me bizneset e bashkëshortes dhe vëllait. Ndërkohë që hetime po kryhen edhe për dosjen e 5d apo inceneratorit të Tiranës.
© SYRI.net
‘Diaspora është me ju 100%’, shqiptaro-kanadezi: Zgjidhja për Shqipërinë është në këtë protestë - SHORTS