Alimehmeti: Veliaj buxhet elektoral, tani që e ka litarin në fyt po kopjon programin e Këlliçit!

Alimehmeti: Veliaj buxhet elektoral, tani që e ka litarin në fyt po kopjon programin e Këlliçit!

17:45, 18/12/2024

Kryetari i grupit të këshilltarëve të opozitës në Këshillin bashkiak të Tiranës, Ilir Alimehmeti, shprehet se buxheti i prezantuar  nga kreu aktual Erjon  Veliaj, nuk është gjë tjetër vetëm se një buxhet elektoral që duhet marrë me rezerva.

Që nga viti 2016 sipas tij, administrata nga 500 persona ka shkuar në 12300 persona duke rritur ndjeshëm shpenzimet operative.  Sipas Ilir Alimehmetit, premtimet e kandidatit të opozitës Belind këllici ishin reale për transportin falas dhe ushqimin në shkolla,  por Veliaj nuk e ka burrërinë ta pranojë. Sipas Alimehmetit, buxheti po prezantohet në një kohë të vështirë dhe situata që ndodhet  kreu aktual i BAshkisë dihet tashmë. 

ALIMEHMETI NË SYRI TV: 


Nuk ka ndonjë gjë të re, prioritetet e tij tashmë dihen e njohim mirë. I kemi parë mirë buxhetet si i ka miratuar dhe si i ka administruar çdo vit. Në mënyrë më të hollësishme këtë një vit e gjysëm natyrisht. Por po shkoj atje ku thatë edhe ju. Po shkon dhe po propozon  dhe pranon ato që opozita, pra zoti Këlliçi i ofronte gjatë fushatës ishin elemente me vlerë. Natyrisht ai nuk e ka këtë burrëri ta thotë.

Në këtë moment kur ai pas dhjetë vitesh si kryetar i Bashkie, tani u kujtua për transportin falas, apo për ushqimin në shkolla. Tani që i shkoi laku në fyt sepse në e dimë çfarë situatë dhe në çfarë gjendje ndodhet.

Nga krahu tjetër duhet të kuptojmë që ky është një buxhet i cili patjetër vishet me këtë petkun e çështjeve sociale e kështu me radhë, por që mbetet një bixhet thellësisht elektoral. Kujtojmë që 2025 është vit zgjedhor dhe do parë në këtë këndvështrim. Ju e thatë dhe në fillim se nuk është thjeshtë për vitin 2026, por duke parë dhe 2026 dhe 2027, shpenzimet ose investimet kapitale nuk është se  janë rrituar.

Ky nuk është se i zbaton se kështu është sjellë dhe vitet e kaluara. Nuk i zbaton investimet. Ato janë rritur vetëm me 4.2% për vitin 2025, ndërkohë që për dhjetë mujorin e parë janë zbatuar 26 % të buxhetit që ka pasur për gjithë 2024.  Pra ju e kuptoni karakterin elektoral të kësaj që po ndodh.

Ndërkohë që shpenzimet operative i rrit me 35 % në vitin 2025 dhe i zbret me 17% në vitin 2026, dhe në 2027 i zbret me 18 përqind, pra shkojmë në të njëjtin nivel. Ndërkohë që personeli e dini sa është shtuar. Në vitin 2016 ka pasur 5 mijë persona kjo Bashkia e madhe e menaxhuar kaq mirë nga Erjon veliaj, ndërsa tani ka shkuar 12300.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco