Komisioni hetimor për Portin e Durrësit/ Berisha: Rama u takua me grupet kriminale në Dubai për këtë çështje

Komisioni hetimor për Portin e Durrësit/ Berisha: Rama u takua me grupet kriminale në Dubai për këtë çështje

13:05, 18/12/2024

Teksa PD ka kërkuar ngritjen e një Komisioni të Posaçëm Hetimor Parlamentar për Portin e Durrësit, kreu i kësaj force politike Sali Berisha, nuk ka kursyer akuzat në adresë të kryeministrit Rama.

Gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të PD, Berisha tha se Rama është takuar me grupet kriminale në Dubai për këtë çështje.

Sipas Berishës, vendimet për Portin e Durrësit përbëjnë, aktin më madhor të korrupsionit jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Ballkan dhe Evropë.

Komisioni hetimor për Portin e Durrësit është i një rëndësie jashtëzakonisht të madhe.

Ky kuadër, këto vendime për Portin e Durrësit përbëjnë aktualisht aktin më madhor të korrupsionit jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Ballkan dhe Europë.

E vështirë të gjesh një aferë multi-miliardëshe siç është kjo, ku toka dhe uji që merren mund të kushtojnë mbi 2 miliardë, ku ndërtimet 12.600 apartamente me 6 hotele luksoze, pishina, etj, që të gjitha pasuri e grupeve kriminale të Dubait, me të cilat, siç dëshmoi gazetari investigativ Artan Hoxha, Edi Rama ka bërë takim të veçantë gjatë vizitës së tij në Dubai me temë investimet e tyre në Durrës.

Mos harroni se vetëm Franc Çopja, sipas dosjeve Metamorfoza, njëri prej tyre është ky, nga Elbasani, thuhet se ka transferuar në bankat e Europës 3 miliardë euro. E them këtë për të kuptuar sa e pakufishme është paraja e tyre.

Pra, Edi Rama u zotua se do bënte amnistinë, dhe pasi BE dhe SHBA i nxorën kartonin e kuq, ky u tërhoq nga amnistia dhe bëri pastaj takimin e fshehtë në Dubai me zotimin se ata do ndërtojnë parajsën e tij dhe të Alabarit në Durrës. Kjo është e vërteta.

Cila është ana tjetër?

Ju duhet të rikujtoni se ky zotëri, në fillim fare kur paraqiti një marrëveshje me Emiratet e Bashkuara që nuk kishte lidhje me portin, në mënyrë të përsëritur deklaroi se shqiptarët nuk shpenzojnë një qindarkë se porti i ri do ndërtohet nga privati.

Tani porti i ri u kushton shqiptarëve 1 miliardë e 2 ose 300 milionë euro. Dhe nuk e ndërton privati. Dhe hapi 460 milionë euro tender, i rriste pensionet 50-60 përqind.

Pra, tenderi i dështoi. Prisni, duhet të jemi vigjilentë, syçelë, i dështoi apo e dështuan, se çfarë bëjnë këta, i dështojnë tenderat, dhe këtë praktikë ndjek edhe Dumani mes të tjerash, mjeshtër i dështimit të tenderave.

I dështojnë një herë, i dështojnë dy herë, gjersa bëjnë pazarin me kompaninë që do sjellë ofertën më të lartë për të ndarë së bashku sasinë më të madhe të parave. Siç bënë me tunelin e Llogarasë. Kompania sllovene e kishte 130 milionë euro, duhej të vinte kompania turke me 200 milionë euro që të ndanin së paku 50 milionë euro.

Pra, edhe ky dështim i tenderit ndërkombëtar që gjoja shpallën për ndërtimin e portit në Porto Romano, me 90 përqind është bërë që të ndajnë sasinë maksimale të parave.

Ky komision ka në qendër interesin publik, pasurinë publike të shqiptarëve. E them përsëri, dy janë pasuritë e trashëguara më të mëdha, Porti i Durrësit dhe digat. Por Porti i Durrësit mund të jetë pasuria më e madhe e shqiptarëve.

Këta duan ta kthejnë tani në dënim. Të ndërtosh port të ri se do të bësh ti marinë e hotele, dhe të dënosh qytetarët e tu me 1.3 miliardë për të ndërtuar portin e ri, ky është një krim i përmasave shumë të mëdha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco