Mbi 8 milionë euro përllogaritet dëmi financiar i shkaktuar buxhetit të shtetit nga zvarritja e procesit të Vetingut.
Përveç akuzave për përdorimin e këtij procesi për qëllime politike, zvarritja prej 7 vitesh e Vetingut ka shkaktuar një dëm prej 826 milionë lekësh. Shkaku kryesor i këtij dëmi është fakti se gjyqtarët e shkarkuar nga shkalla e parë dhe nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) kanë vijuar të marrin paga dhe përfitime të tjera nga sistemi i drejtësisë.
SYRI TV
Procesi i Vetingut, i cili nisi 7 vite më parë, ka sjellë dëme të mëdha financiare për buxhetin e shtetit.
Përveç akuzave për përdorimin politik të procesit, sistemi gjyqësor në vend vazhdon të përballet me sfida të shumta, ndërkohë që rivlerësimi kalimtar ka nxjerrë në pah probleme të thella strukturore. Këto probleme kanë krijuar kosto të mëdha financiare për buxhetin e shtetit.
Deri në fund të vitit 2023, humbjet totale financiare për shkak të shkarkimeve dhe pezullimeve të gjyqtarëve llogariten në 826.7 milionë lekë.
Procesi i rivlerësimit kalimtar ka krijuar një barrë të rëndë financiare për shtetin, duke rritur shpenzimet dhe kufizuar funksionimin e plotë të sistemit gjyqësor.
Gjatë vitit 2023, 11 gjyqtarë të tjerë janë shkarkuar dhe presin zhvillimin e procesit në KPA, duke përfituar, sipas ligjit, 75% të pagës së tyre. Në total, 73 gjyqtarë të shkarkuar gjatë vitit presin ende vendimin përfundimtar nga KPA, duke përfituar gjithashtu 75% të pagës.
© SYRI.net
‘Diaspora është me ju 100%’, shqiptaro-kanadezi: Zgjidhja për Shqipërinë është në këtë protestë - SHORTS