Fotoja që acaroi 'ushtarët' e Dumanit/ Berisha: Mjeros dhe lëpirësve që u revoltuan, facebook është publik o mjeranë!

Fotoja që acaroi 'ushtarët' e Dumanit/ Berisha: Mjeros dhe lëpirësve që u revoltuan, facebook është publik o mjeranë!

19:32, 14/12/2024

Lideri demokrat Sali Berisha u është përgjigjur kritikëve, pas fotos së publikuar të kryeprokurorit të Posaçëm Altin Dumani me drejtorin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës.

Berisha u ka kujtuar kritikëve dhë atyre që sipas tij, u lëpihen Dumanit, se fotoja është marrë në facebook-un e Klajdi Meçit, drejtori i Erion Veliajt, të cilin e ka punësuar në Bashkinë e Tiranës.

Sipas Berishës, Klajdi Meçi, jo vetëm që është drejtor i Veliajt, por edhe kushëri i parë i bashkëshortes së drejtuesit të SPAK, Altin Dumani.

Përmes një statusi në rrjetet sociale, kryedemokrati Berisha, shkruan: ‘Mjeros dhe lëpirësve të Dumanit, që u revoltuan për këtë foto që paraqita dje në media, ju rikujtoj se ajo foto është marrë nga facebook i Klajdi Meçi, drejtor te Lal Vjedhesi, kushuri i parë i Zj.. Dumani dhe se facebook është publik o lëpirës, mjeranë!’, thuhet në reagimin e liderit të opozitës.

Sipas Berishës, kjo është edhe arsyeja se përse nuk hetohet Erion Veliaj, i cili del në aferën e inicneratorit të Tiranës, 5D dhe ndikimin që ai ka në drejtësi, përmes katapultimeve me kompanitë BYLA dhe Harabeli, ku janë të përfshirë gjithashtu bashkëshortja e Veliajt dhe familjarë të tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco