“Të besosh pollet në Shqipëri është njëlloj si të besosh Edi Ramën”. Kështu deklaroi kreu demokrat në konferencën me gazetarët në selinë blu.
Berisha: Narkoregjimi dhe prokuroria janë e njëjta gjë.
Prokuroria është një instrument në duart e saj.
Për sa u përket polleve, nëse nuk do ishin piramidë mashtrimi, sot do ishte fituese Kamala Harris.
Kështu që unë nuk u kam besuar ndonjëherë polleve, kam marrë një leksion në vitin 1992, kur Gallup që në atë kohë ishte numër 1 në botë për pollet, nxori Partinë Socialiste para 22 marsit me 27 pikë përpara PD. Reale kjo.
Dhe ai bëri një vendim që nuk bëjmë më polle në Shqipëri dhe gjer sot, Gallup USA nuk ka bërë asnjë poll në Shqipëri.
Ka bërë Gallup International me bazë në Bullgari.
Kështu që të besosh pollet në Shqipëri është njëlloj si të besosh Edi Ramën.
Është totalisht një manipulim i paskrupullt që u bëhet atyre.
Shkalla më ekstreme e manipulimit.
Besoju pak këtyre që nuk kontrollohen, dixhitaleve, aty Edi Rama është përtokë dhe e di vetë ai, me gjithë shumat e mëdha që paguan, është përtokë.
Edhe herën e parë, në vitin 2016, të gjitha pollet e nxirrnin Trump humbës me përqindje të madhe. Dixhitalet nuk e nxirrnin, e nxirrnin të vërtetë.
Pas kësaj u fut manipulimi edhe te dixhitalet.
Pastaj ky u kthye te qytetarët, ata nuk manipulohen.
Po t’i takosh, nuk i manipulon dhe fitoi.
Kështu që edhe ne do fitojmë.
Është radha jonë, ne do fitojmë!
© SYRI.net
‘Diaspora është me ju 100%’, shqiptaro-kanadezi: Zgjidhja për Shqipërinë është në këtë protestë - SHORTS