Mbledhja e fundit e grupit parlamentar të PS-së, ishte një dush i ftohtë për kryetarin e parlamentit Elisa Spiropali.
Meqenëse në seancën e parafundit të parlamentit, mazhorancës nuk i shkoi propaganda deri në fund, siç edhe dëshironin, pasi opozita bllokoi një nismë antikushtetuese të PS-së për faljen e gjobave për ndërtimet pa leje, Balluku është treguar e ashpër me Spiropalin dhe mënyrën e saj të drejtimit të parlamentit.
Balluku ka shkuar deri aty sa ka akuzuar Spiropalin se ‘është nën presionin e Gazment Bardhit’. E ky dush i ftohtë i ditës së martë, ka bërë që Spiropali të ‘egërsohet’ dhe ti heq fjalën në parlament opozitës.
Elisa Spiropali i ka ndërprerë fjalën çdo deputeti të opozitës, të cilët kanë akuzuar qeverinë si hajdutë.
Por sipas Elisës këto kanë qenë fyerje të drejtuara ndaj qeverisë dhe janë shkak për ndërprerjen e fjalës së deputetëve të opozitës.
Kjo sjellje e Spiropalit ka bërë që të rikthehet tensioni në sallën e parlamentit që ka sjellë edhe ndërprerjen e punimeve.
Edhe pse për Spiropalin seanca ishte në normalitet, ajo vendosi të ndërpresë punimet pas udhëzimeve që mori nga Taulant Balla, i cili i kërkoi ndërprerjen e punimeve të parlamentit.
© SYRI.net
‘Diaspora është me ju 100%’, shqiptaro-kanadezi: Zgjidhja për Shqipërinë është në këtë protestë - SHORTS