‘‘De facto’ Berishës i është hequr ‘non grata’’/ Baçi: Kryedemokrati, pika e fortë e PD, ndaj e sulmonin!

09:25, 10/12/2024

Ligjvënësi demokrat Luan Baçi, ishte i bindur se një ditë lideri i së djathtës shqiptare, Sali Berisha do të ishte i lirë.

I ftuar në emisionin Kafe Shqeto në Syri Tv, përmes një lidhje skype, Baçi tha se, lirimin e Berishës nuk e kishte vënë asnjëherë në dyshim, çka sipas tij, rrëzoi të gjitha mendimin e atyre që kërkonin dhe sulmonin pareshtur PD.

Sipas deputetit, sitën që liderit demokrat Sali Berisha iu hoq ‘arresti në shtëpi’, po atë ditë, Kuvendi e pasyroi në faqen e tij, si anëtar të Grupit Parlamentar të PD.

Baçi është besimplotë se me truimfin e republikanëve në SHBA, konservatorizmit në Britaninë e Madhe, ‘de facto’, kryedemokratit Sali Berisha i është hequr ‘non grata’, dhe se tashmë, PD ka një siguri të plotë për të bërë rotacion politik më 11 maj 2025.

Kam qenë i bindur se një ditë e tillë do vinte, s’e kam vënë në dyshim asnjëherë. Keqardhje për ato që kishin këto mendime e bënin sulme. Berishës ditën që iu hoq arresti i shtëpisë, u pasqyrua dhe në faqen e parlamentit, si anëtar i grupit parlamentar të PD. Sulmi ka qenë i vazhdueshëm e s’kanë dashur unitet në PD, dhe sulmi ishte ndaj Berishës, pasi e dinin se aty ishte pika e fortë e PD, dhe duke sulmuar atë do sulmonin PD. PD në 8 vite është drejtuar nga Rama dhe jo nga kryetari i asaj kohe.

Rezulutrat e bëra, ishin të pristhme dhe të vonuara nga ndërkombëtarët. Kemi PR në SHBA dhe Konsevratort në Britani, që de fakto i kanë hequr non gratën Berishës, se janë ata që kanë anatemuar e kritikuar qëndrimin e mazhorancës, gjyqësorit dhe kësaj drejtësie të deformuar. Tashmë çdo gjë është e qartë dhe PD ka një siguri të plotë që më 11 maj 2025 të kryejë rotacion politik, aq të domosdoshëm për shqipërinë, demokracinë dhe pluralizmin politik në vendin tonë.

Nga ndërkombëtarët kemi kërkuar të mos i japin mbështetje të pamerituar Ramës, të bëjnë detyrën siç u takon të bëjnë. Mos të bëhen ambasadorët si tani, njerëzit që kanë ndërhyrë deri në proceset gjyqësore, duke i dhënë mbështetje të pakuptimtë dhe të pakufishme ndaj Ramës. Mbështetja ndërkombëtare për qytetarët, patjetër që është i domosdoshëm, e vetmja fuqi që Rama kishte, ishte energjia që i jepnin ndërkombëtarët. Iu hoq spina dhe Rama në Paris rrinte vetëm e shikonte me zili të paparë. Pasi ishte mësuar që në takimin me ndërkombëtarët bënte karagjozllëqe, ishinm lidhje te tilla të sosrosit që i jepnin fuqi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco