Iriqi:- Këto ditë ke pasur në debat pak të egër me deputeten Ina Zhupa. Sikur të mposhti ajo me ato dy vargjet, o Erjon mos ha…të tha. Na e sqaro pak.
Braçe:- Në fakt e nisa vetë dhe me qëllim e ofendova unë i pari. Se mësova që Rama nuk do më vendosë kandidat në vend të sigurt në listë. Ndaj gjeta këtë sherr. E thjeshtë,pra. Po mendoj tani t’ia kërcas dhëmbët. E si fillim do jem në protestë më 23 dhjetor. Veç atje ka liri dhe ajër.
Iriqi:- Në krahë të Berishës mo?
Braçe:- Po, po, atje. Sup më sup me legjendën.
Iriqi:- Po ti sikur ke bërtitur kaq e kaq vite që Berisha shkel të drejtat e njeriut?
Braçe:- Po bërtisja se atëhere nuk e kisha provuar Ramën.
Iriqi:- Se Berisha sipas teje dogji gazeta, thoje.
Braçe:- Nuk kisha parë ruspat e Ramës që rrafshuan banesat e qytetarëve, andaj.
Iriqi:- Në parlament ke thënë plot herë që Berisha grabiste popullin.
Braçe:- Ngaqë nuk e mendoja dhe as e imagjinoja që Rama do ushqente me buxhet shokët e tij. Avulluan 10 miliardë euro deri tani. Kupton që Edi ua kaloi dhe hajdutëve të bankave. E bëri me turp dhe Al Kaponen.
Iriqi:- Të kujtohet kur buçisje për Lazaratin që mbillte drogë?
Braçe:- Do shkoj t’u kërkoj falje atyre. Se tani jo vetëm në Shqipëri, por në botë mbjellim e shesim drogë ne shqiptarët. Nga hashashi kercyem te kokaina. U bëmë shtet bandit.
Iriqi:- Në një konferencë shtypi ke akuzuar Berishën se një km të Rrugës së Kombit e pagoi 8 milionë euro. Si ndjehesh tani?
Braçe:- Pu, pu, pu çfarë turpi më ze kur një km rrugë e Ramës jo mes malesh, por mes Tiranës shkon deri 24 milionë euro.
Iriqi:- I kujtoj kritikat e tua për borxhin e madh që kishte qeveria Berisha, sipas teje...
Braçe:- Aman mos më hap këtë kapitull se borxhi i Ramës na zbathi brekët. Jemi lakuriq fare po të them.
Iriqi:- Atëhere të flasim për eksodin.
Braçe:- Unë them më mirë t’ia marrim një kënge.
Iriqi:- Këngë në prag të 23 dhjetorit, protestës kombëtare?
Braçe:- Po, po. Ato vargje që i këndojnë labët.
Iriqi:- Cilat vargje?
Braçe:- O Sali, o vëlla.
Kthehu, kthehu,
Se bëmë shaka!
© SYRI.net
‘Diaspora është me ju 100%’, shqiptaro-kanadezi: Zgjidhja për Shqipërinë është në këtë protestë - SHORTS