Edukimi ne fushën e inovacionit ne Veriun e Shqipërisë duket më i prekshëm se kurrë, falë nismave që fuqizojnë të rinjtë përmes teknologjisë dhe edukimit. Sfida e Kodimit në Veriun e Shqipërisë, organizuar në kuadër të Programit Rrugë Alternative dhe e mbështetur nga British Council Albania, nisi rrugëtimin e ne Has dhe do te vijoje ne 7 qytete te tjera duke bashkuar 105 shkolla nga tetë bashki për të prezantuar projekte që adresojnë sfida reale të komunitetit.
Në qytetin e Hasit, nxënësit prezantuan ide dhe zgjidhje inovative, të zhvilluara përmes teknologjisë micro:bit, për të trajtuar probleme mjedisore, urbanistike dhe sociale si emigracioni. Projektet reflektonin një ndërthurje harmonike mes tradicionales dhe modernes, duke dëshmuar fuqinë e teknologjisë për të ndikuar pozitivisht në komunitete.
Aktiviteti kulmoi me shpalljen fitues te Shkollës Qemal Metallia. Projekti i tyre, që ofronte zgjidhje praktike për çështje mjedisore, do të vijoje garën për Sfidën Rajonale të Kodimit, duke garuar me kampionët e tjerë nga bashkitë e Veriut të Shqipërisë.
Jetmir Caushi…., Drejtor i Drejtorise se Zyrës Arsimore Rajonale, shprehu mirënjohjen e tij për programin, nxënësit dhe mësuesit, duke vënë theksin te rëndësia e sfidës.
Mësuesja qe udhëhoqi grupin e fituesve ne Has, Dallëndyshe Metalia tha se kjo garë kishte harmonizuar traditën me modernitetin, duke i udhëhequr fëmijët drejt një epoke të re të teknologjisë, për të përballuar sfidat e kohës dhe per të kontribuar për zhvillimin e komuniteteve të tyre.
Ndërsa përfaqësuesja e British Council, Daniela Nuredini shpjegoi se programi Rrugë Alternative, mbështetur nga Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar dhe zbatuar nga British Council Albania, ka ne fokus zhvillimin profesional, duke synuar pajisjen e të rinjve me aftësi dhe mundësi që t’i ndihmojë ata të përparojnë në komunitetet e tyre. Përmes klubeve të kodimit të ngritura në shkollat e rajonit, të rinjtë kanë zhvilluar jo vetëm aftësi teknologjike, por edhe të menduarin kritik dhe zgjidhjen e problemeve reale për qytetet ku banojnë.
Sfida e Kodimit do të vijojë në qytetin e Tropojës dhe do të jenë gjithsej shkollat e 8 qyteteve pjesëmarrëse. Sfida Rajonale e Kodimit do të jetë hapi i ardhshëm në këtë rrugëtim emocionues, ku do të përfaqësohen idetë më të mira dhe do të theksohet fuqia e inovacionit për të ndërtuar një të ardhme më të mirë.
© SYRI.net
‘Diaspora është me ju 100%’, shqiptaro-kanadezi: Zgjidhja për Shqipërinë është në këtë protestë - SHORTS