‘Rritja e çmimit të ujit, dhurata e Ramës për pensionistët për Vitin e Ri’

‘Rritja e çmimit të ujit, dhurata e Ramës për pensionistët për Vitin e Ri’

17:58, 07/12/2024

Nga Petrit Vasili/

Rritja 50% e çmimit të ujit dhe korrupsioni qindra milionë euro i ujësjellësve, që SPAK "s'e sheh"!!!

Çmimi i ujit rritet 50% për disa rrethe të Shqipërisë.

Kjo është 'dhurata" e Edi Ramës për pensionistet në prag të Vitit të Ri.

Megjithëse uji mungon vazhdimisht, vjen me orar tepër të kufizuar dhe me cilësi të ulet, hajdutët e rilindjes vazhdojnë të rritin çmimin e ujit pa mëshirë.

Megjithëse Edi Rama kishte premtuar ujë 24 orë brenda vitit 2017, jo ujë që nuk solli, por përkundrazi rrit në mënyrë të çmendur çmimin.

Po kështu kishte premtuar edhe Erion Veliaj:" ujë Korçe 24 orë me çmim Bathoreje". Por në Tiranë vazhdon uji me orar bile edhe autobotet e ujit janë shpesh zgjidhja e vetme për qytetarët për shkak të mungesës së ujit.

Pasi i falimentuan qëllimisht Ndërmarrjet e Ujësjellësve nëpër Bashki për ti rrëmbyer Qeveria në një grusht e për t'i vjedhur vetë tani vazhdojnë me rritjen e çmimit.

Jo vetëm kaq por Ndërmarrjet e Ujësjellës Kanalizimeve kanë 360 milionë euro borxh për energji elektrike të papaguar.

Jo vetëm kaq, por edhe dhjetëra milionë euro të tjera janë "fake" investime me tendera të manipuluar dhe në shkelje të dhunshme të ligjit, që kanë rritur borxhet dhe vepra që nuk janë realizuar kurrë, megjithëse janë gjoja të tenderuara.

SPAK-u në vend se të shpikë dosje me zero fakte për Metën e Berishën, le ti plasë sytë e të shohë vjedhjen monstruoze të qindra milionë eurove mu në mes të ditës me ujësjellësit dhe hajdutët i ka me emër e me mbiemër dhe me firma sa një mal.

SPAK paguhet sa qimet e kokës jo që të bëjë veglën qorre të Edi Ramës për qëllimet politike mafioze të tij, por që të çojë para drejtësisë këta hajdutë monstruozë rilindas, që me vjedhjet dhe korrupsionin e tyre po shkatërrojnë Shqipërinë dhe po largojnë shqiptarët nga vendi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco