Në studion e Syri Tv në edicionin e pasdites ka qenë zv/presidentja e Partisë së Lirisë Erisa Xhixho. Ajo ka komentuar protestën e simpatizantëve e të partisë së saj para selisë së SPAK por edhe aktualitetin politik në vend.
Erisa Zhixho: Protesta para SPAK, ishte për të kallëzuar sikundër e kishim paralajmëruar Ministrin e brendshëm, Drejtorin e Përgjithshëm të policisë, strukturën operacionale për shpërdorim detyre dhe për të gjithë veprimet e tyre arbitrare ne rrëmbimin banditesk në rrëmbimin politik që i kanë bërë Presidentit të Partisë së Lirisë. Gjithashtu edhe për të denoncuar faktin që drejtësia është selektive, është me dy standarde, është një armë tashmë politike që po përdoret nga qeveria dhe kryeministri si një element për të eliminuar pluralizmin politik dhe për të cenuar demokracinë.
Nëse ndalem tek shkeljet flagrante që ne kemi trajtuar në kallëzimin që kemi bërë në SPAK. Një kallëzim ndaj Ministrit të Brendshëm dhe të gjithë strukturës e cila ishte në shkelje të nenit 28 të kushtetutës...
© SYRI.net
‘Diaspora është me ju 100%’, shqiptaro-kanadezi: Zgjidhja për Shqipërinë është në këtë protestë - SHORTS