‘8 dhjetor’/ Besart Xhaferi: Jemi mobilizuar në ‘Qytetin Studenti’, do protestojmë tek Kryeministria

‘8 dhjetor’/ Besart Xhaferi: Jemi mobilizuar në ‘Qytetin Studenti’, do protestojmë tek Kryeministria

19:17, 06/12/2024

Kryetar i FRPD, Besart Xhaferi dha detaje në SYRI DIXHITAL me Bled Markun, se si do të zhvillohet marshimi i të rinjve në datën 8 dhjetor ku do ti përcjellin një mesazh sensibilizues të gjithë qytetarëve.

Ai u bëri thirrje që të bashkohen në këtë marshim edhe studentëve të vitit 1990 pasi Shqipëria po kalon rrezikun e shpopullimit kryesisht nga largimi masiv i të rinjve.

Xhaferi shtoi se censusi i 2023 është një mashtrim pasi nuk bazohet aspak në sondazhet për emigrimin e rinisë shqiptare të mediave më serioze ndërkombëtare.

“Prej studentëve të ‘90 kemi fatin që kemi lindur në demokraci. Jemi të mobilizuar jashtë mase në ‘Qytetin Studenti’ dhe më pas do marshojmë drejt kryeministrisë. Do protestojmë tek kryeministria dhe atë ditë duam ta mbyllim me thirrje shumë të forta. Të rinj ka por ka shumë më pak se çka patur, vetë INSTAT-i i 2012 deklaroi moshën mesatare në 32 vjeç, sot është 42 vjeç duke pasur në konsideratë që dhe është manipuluar censusi. Shqipëria nuk i ka 2.4 milionë banorë. Plakjen e popullatës e ka shumë të shpejtë, përqindja e moshës së tretë është rritur jashtë mase. Në të gjitha sondazhet më serioze si British Council, të rinjtë aspirojnë të largohen nga Shqipëria por aq sa ka mbetur duhet të mobilizohemi,” tha Xhaferi.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco