Për analistin Baton Haxhiu, deklarata e sotme e Edi Ramës, se nëse i del emri vëllait të tij, Olsi Rama në dosjen gjermane të Xibrakës, do të ikë nga politika, nuk është gjë tjetër, veç se një deklaratë, që na tregon se Edi Rama e di vendimin e SPAK.
Gjatë bisedës në ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV, Haxhiu u shpreh se, ‘me sa e njoh unë Ramën, ai ka informacione të mjaftueshme nga SPAK, në lidhje me hetimin e Olsi Ramës’.
‘Një kryeministër qe e ka çështjen kaq hapur në muaj, o është shumë i sigurtë në çështje, që dmth i ka të gjitha informacionet e duhura se Xibraka nuk ka të bëjë me Olsi Ramën, dhe paralajmëron se jep dorëheqjen nga posti dhe jeta publike nëse kjo del sheshasi.
Kryeministri shqiptar, o e ka dosjen e sigurtë, ose vërtetë paralajmëron se kjo i del e vërtetë, e ka bërë bastin publik se nuk do të jetë kryeministër.
Nga ajo që e njoh unë Ramën, unë e besoj në këtë të parën, që ka informacione të mjaftueshme. Unë nuk po hy në dosje, por po analizoj Ramën.
Ai është i sigurtë që brenda dosjes nuk është vëllai i tij.
E dyta nuk është njeri që jep dorëheqje aq lehtë, pa qenë i sigurtë për informacion që ka dhe e treta, ai mund të ketë dhe qasje në informacionin që ka SPAK-u.
Unë besoj se ai ka informacionin e saktë për vëllain e tij’, tha Baton Haxhiu në SYRI TV.
EMISIONI I PLOTE:
© SYRI.net
‘Diaspora është me ju 100%’, shqiptaro-kanadezi: Zgjidhja për Shqipërinë është në këtë protestë - SHORTS