Olsi Rama me dosje/ Abilekaj: Rama shantazhoi pastër e hapur Gazment Bardhin, kërcënim edhe për SPAK!

21:18, 05/12/2024

Analisti Enton Abilekaj e cilësoi reagimin e Ramës ndaj Gazment Bardhit, një shantazh të pastër dhe të hapur ndaj tij.

I ftuar në Çim Peka Live, Abilekaj tha se autoritetet gjermane po hetojnë ndaj vëllait të kryeministrit Edi Rama, Olsi Rama, ndërsa shtoi se nuk ka përse të kërcënojë Bardhin dhe SPAK, siç bëri këtë të enjte, por përmes Ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja të kërkojë informacion për procedimin e hapur në Hanovër.

Sipas analistit Abilekaj, Rama nuk ka garanci që edhe i vëllai i tij, Olsi të ketë ngrënë dardha pas shpinës së kryeministrit, njëjtë siç kanë vepruar ligjvënës socialistë, dikur bashkëpunëtorë të afërt me të.

Fakti që Rama nuk pranoi interpelancën që pati kërkuar Bardhi, deri në hetimin e çështjes së vëllait të tij nga SPAK, tregon se ndaj këtij të fundit, sipas Abilkeajt po ushtron drejtpërdrejt kërcënim.

Në SPAK ka një dosje të trashëguar nga Krimet e Rënda, që ka tipare me të dhënat e Olsi Ramës. Bardhi ka kërkuar saktësimin e këtij personi. Olsi Rama e ka pranuar përdorimin e makinës. Një kryeministër që është në detyrë dhe po flasim për një dosje që e ka në Hanovër për vëllain e tij, kur ka çështje të tilla, kryeministrat në vendet e tjera largohen, të paktën mos të flasë. Ka mundësi që përmes ministrit të Drejtësisë, Uli Manja t’i kërkojë Prokurorisë së Hanoverit, informacion për personin që ata kanë hetuar.

Rama dikur fliste me siguri, dikur thoshte se familja ime nuk është Olsi, por familja është gruaja dhe fëmija im. Tani na del vëllai. Kur i hanë dardha e mollë njerëzit më të afrët, pse është kaq i  sigurtë që s’ka ngrënë i vëllai I tij?! Ka hetuar çështjen? Ai s’e ka hetuar çështjen. Kemi të bëjmë me një kërcënim ndaj SPAK. Ditën e dënimit të Salianjit, bëri repikë të fortë me Bardhin dhe e kërcënoi me burg, njëjtë siç bëri sot. McGonigal është hapur.

Rama s’i shkon në interpelancë që e ka detyrim ligjor. S’do shkojë kurrë në interpelancë, vetëm pse ka cuar Xibrakën në SPAK, kur s’ka bërë as padi. Rama e ka përjashtuar nga politika dhe ia dorëzon SPAK, Bardhin. Unë e mendoj shantazh të pastër dhe kërcënim të hapur për Gazment Bardhin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco